Detaje tronditëse janë zbuluar nga vrasja e trefishtë e ndodhur në Zyrih të Zvicrës. Një 60-vjeçar më 31 maj mori peng dy gra dhe më pas i qëlloi me armë duke i lënë të vdekura na vend. Pasi ishte rrethuar nga policia, 60-vjeçari qëlloi edhe veten.

Ndërkohë media zviceriane kanë bërë me dije se njëra nga viktimat ka qenë një shqiptare nga Kosova  34-vjeç e quajtur Leonora F. ndërsa viktima tjetër ishte mikesha e saj Dana T. 38-vjeçare.

34-vjeçarja nga Kosova dhe shoqja, punonin si kujdestare në Kantonin e Zyrihut, ndërsa ka dyshime se shqiptarja ishte e dashura e 60-vjeçarit.

Mediat në Zvicër bëjnë me dije se Leonora më parë kishte punuar në të njëjtën kompani me 60-vjeçarin që më pas u kthye në vrasësin e saj dhe të mikeshës së saj.


Viktima Leonora F.


Vktima Dana T.


Vrasësi D.C.