TIRANË-  Në shmangie të grumbullimeve, më shumë se 10 vetë, si kusht kryesor në kufizimet e pandemisë, kryedemokrati Lulzim Basha e takoi të vetëm çiftin pensionistë, burrë e grua.

Për të biseduar me Lina dhe Robert Martinin në Tiranë, ai u shkoi në shtëpinë e tyre. Sëmundja e COVID – 19 dhe pasojat e rënda të virusit për kreun e demokratëve, po ndihet më shumë te të moshuarit.

Çifti i të moshuarve tha se nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga kjo qeveri, teksa nuk i kursyen batutat.

I moshuari: InshAllah nuk na zë COVID-i, se nuk kemi lekë për të ikur në Turqi

Basha: E mbylli dhe Turqia, pastaj dhe këtu ka një faturë të papërballueshme. Mjekët janë të shteruar, kostoja është e papërballueshme

Basha tha se nëse do të merrej shembulli i Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pandemia do të përballohej më mirë.

“Njerëzit e kuptojnë shumë mirë. Ditë për ditë shohim pagesa qindra milion lekë që shkojnë për 3-4 veta. Ndërkohë që qindra mijë Shqiptarë nuk marrin as 5 lekë. Kjo është e papranueshme. Dhe kjo tregon që lekët janë, siç janë edhe në Kosovë edhe në Maqedoni. Atje shkojnë për familjet në nevojë, shkojnë për bizneset. Këtë po i kërkojmë neve sot. Dhe nuk e bëjnë. Pse? Sepse se kanë prioritet jetën dhe shëndetin e njerëzve edhe në kohë pandemie.  Në veçanti tani që qeveria nuk kujdeset për njerëzit duhet të kemi kujdes të dyfishtë. Edhe biznesit mund ti japim të paktën atë ndihmë që i jep Kosova, të paktën që i jep Maqedonia se kjo është krizë e 3-4 fish. E para është vetë koronavirusi.

Basha hodhi akuza se po mbeten jashtë vëmendjes sëmundjen e tjera.

 “Nuk është krizë e thjeshtë dhe këtu secili duhet të bëjë detyrën e vet. Kollaj t’i thuash mjekut bëj detyrën tënde apo infermierit edhe qytetarit mbaj maskë se përndryshe do të gjobis. Po ti si qeveri ça po bën? Është i vetmi që s’po bën detyrën e vet. Partia Demokratike që para fillimit të valës së dytë propozoi një plan me 5 pika për të mbështetur shqiptarët në përballjen me krizën e thellë ekonomike dhe shëndetësore për shkak të COVID-19. Një nga pikat e planit ishte dhe ajo për mbështetje me 20 mijë lek të vjetra për pensionistët që të blejnë maska dhe dezinfektantë për prandalimin nga  infektimi. Plani i  propozuar nga PD nuk u pranua nga qeveria, e cila ka braktisur qytetarët e veçanërisht pensionistët", përfundoi Basha.