“Nuk e di nëse kam parë ndonjëherë diçka që përfaqëson më mirë dashurinë dhe vullnetin në të njëjtën kohë”. Kështu ka shkruar 34-vjeçarja Vanessa Caporale e cila ka postuar një video jashtëzakonisht emocionuese me mijëra pëlqime në Instagram nga plazhi i Barletta.
Në video duket një i moshuar në një karrige me rrota teksa luan ping pong në plazh.
“Kjo video na mëson shumë gjëra: nuk ka rëndësi sa vjeç jeni dhe sa kufizime ju ka vendosur jeta, gjithmonë mund të gjeni një mënyrë për të bërë atë që ju pëlqen, ju bën të ndiheni të gjallë apo thjesht ta shijoni atë. Na mëson dashurinë në të gjitha format e saj. Jam i lumtur që kam parë falas një nga spektaklet më të bukura që është parë ndonjëherë”, shkruan ajo.