ELBASAN- Një i moshuar ka ndërruar jetë në Peqin pasi ka rënë nga karroca e kalit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjevor në Peqin, ku F. H. , 75 vjeç, duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë dore (kalë), dyshohet se ka rënë nga karroca dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.