82-vjeçari vret me shkop druri bashkëshorten në Përmet! E moshuara gjendet e vdekur në banesë nga shërbyesja

82-vjeçari vret me shkop druri bashkëshorten në Përmet! E moshuara gjendet e vdekur në banesë nga shërbyesja

Foto ilustruese

PËRMET-  Një grua 80 vjeçe është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Pëllumbarë të Përmetit. Sipas policisë, punonjësja që përkujdesej për çiftin, ka gjetur të pajetë dhe me shenja dhune të moshuarën Afroviti Peçi.

Grupi hetimor ka ngritur dyshimet se e moshuara është goditur me shkop nga bashkëshorti i saj, 82-vjeçari, Leonidha Peçi.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat 82-vjeçarin i proceduar penalisht edhe më parë për “Dhunë në familje”.

'Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve  L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa  jetë  dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe.

Menjëherë  në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri),  nga bashkëshorti i saj  shtetasi L.P,  banues në fshatin Pëllumbarë.

Shërbimet e Policisë kanë  shoqëruar  në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë