SARANDE- Krim i rëndë brenda familjes në Berdenesh të Sarandës. Shtetasi 70 vjecar Ismail Alem Lelaj ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten Thellënza Tasim Ruka 57 vjeçe. Çifti jetonte i vetëm në banesen e tyre ne Berdenesh, pak metra nga Ura e Cukes, rruga nacionale Sarande Ksamil.
Në orën 05.30 të mëngjesit në sallën operative të komisariatit Sarandë, Ismail Lelaj bën një telefonate ku njofton se ka vrarë gruan e tij në Berdenesh. Ndërsa forcat e policisë nisen atje gjejnë të ngrohte trupin e Ismail Lelajt të cilin e nisin në spital. Pak metra më poshtë në oborrin e shtëpisë gjendej e mbështetur gruaja e vdekur. Viktima kishte qenë duke mjelë lopën në momentet kur i shoqi e ka goditur me pistoletë pas koke. Më pas burri ka lajmëruar policinë, ka vendosur gruan në anë të rrugicës, ka rimarrë fishekët e tjerë dhe është vetëqëlluar në ballë.
Çifti jetonte aty prej 15 vitesh. Ismail Lelaj lindur në Gorishë Tepelenë dhe Theneza Ruko lindur ne Salari Tepelenë, janë martuar 12 vite më parë, të dy në martesë të dytë. Gruaja kishte 3 fëmije të martuar emigrant në Greqi, me të cilët çifti ruante marrëdhënie shumë të mira familjare dhe me vizita të ndërsjellta. Të dhënat e para tregojnë vetëm për mosmarrëveshje familjare të acaruara kohët e fundit, për të cilat familjarët e viktimës janë njoftuar më parë për tensionin mes ciftit. Në jetesën e tyre nuk kishte probleme ekonomike, cdo ditë gruaja tregetonte qumeshtin e lopëve qe mbanin në një stallë të vogël afër banesës.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com