TIRANE - Krimi i radhës ka tronditur sërish kryeqytetin. Një adoleshent i ka masakruar një 24-vjeçar duke e qëlluar disa herë me thikë ndërsa dyshohet se shkak për vrasjen të ketë qenë fakti që viktima i ngacmonte motrën. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 18:00 pas një konflikti dhe si pasojë e tij mbeti i vdekur 24-vjeçari Elson Fierza nga Fushë-Kruja.

Elson Fjerza 24 vjeç nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga goditjet e shutma me thikë, ndëra autori i dyshuar Emiljano Dautlliu është vënë në pranga nga uniformat blu. Mësohet se Dautlliu sapo kishte dalë nga burgu, ku ka qenë i dënuar për vjedhje.

Pas arrestimit mësohet se adoleshenti Emiljano Dautlliu ka deklaruar para policisë se gjithçka ndodhi pasi 24-vjeçari i ngacmonte motrën. Kjo ngjarje është e 3-ta në harkun kohor të pak ditëve. Vetëm dy ditë më parë u ekzekutua komisari Dritan Lamaj, ndërsa një ditë para këtij atentati mafioz, një i ri 23-vjeçari Sajmir Çerdja u vra me thikë në autobusin e linjës Qendër-Ish-Uzina e Autotraktorëve pse guxoi tu kërkonte autorëve të mos përdornin fjalor banal në autobusin ku udhëtonin dhjetëra pasagjerë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)