I ngarkuari me punë i SHBA-së: Stabiliteti dhe lufta kundër korrupsionit, kushtet për tërheqjen e investitorëve amerikanë

I ngarkuari me punë i SHBA-së: Stabiliteti dhe lufta kundër korrupsionit, kushtet për tërheqjen e investitorëve amerikanë

I dërguari i SHBA në Shqipër David Wisner

Stabilitet, parashikueshmëri dhe luftë kundër korrupsionit, janë këto kushtet e kërkuara nga i Ngarkuari në Detyrë i Ambasadës Amerikane në Shqipëri, David Wisner për tërheqjen e investimeve amerikane në vendin tonë.

Sipas Wisner, investitorët amerikanë nuk kërkojnë trajtim të veçantë dhe as avantazhe, por dhënien e një mundësie të drejtë.

“Duhet stabilitet, parashikueshmëri, luftë kundër korrupsionit, angazhimin dhe përkushtimin ndaj tij. Dhënia e një mundësie të drejtë për bizneset amerikane. Kjo është ajo që ata duan.

Nuk ka nevojë për asgjë të veçantë për ne…Nuk duan të kenë avantazh, nuk duan trajtim të veçantë, por duan të dinë se do të jenë në gjendje të përdorin paratë e tyre në një mënyrë të drejtë dhe konkurruese”, tha i Ngarkuari me Punë David Wisner gjatë një interviste për revistën Monitor.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 04/06/2024 17:52

    Ata mezi po presin të tërheqin investitorët amerikanë!!!! Si duket janë mërzitur me eprorët Rus që i detyrojnë të bëjnë korrupsion e krim e të fitojnë miliona euro që i fshehin nëpër Europë e përdorur për lobim Rus atje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb