I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së, David Wisner, ka zhvilluar një takim më ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Igli Hasani të cilin e ka uruar për detyrën e re.
Mes çështjeve të rëndësishme që kanë disktutuar kanë qenë edhe situata në veri të Kosovës duke rënë dakord se sulmi i 24 shtatorit ishte i papranueshëm dhe se personat e përfshirë në sulm duhet të sillen para drejtësisë.
"I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së, David Wisner, uroi ministrin e Jashtëm shqiptar Igli Hasani për emërimin e ri dhe e falënderoi për partneritetin e fortë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara. Ata diskutuan situatën në veri të Kosovës, duke rënë dakord se sulmi i 24 shtatorit ishte i papranueshëm dhe se personat e përfshirë në sulm duhet të sillen para drejtësisë", njofton ambasada e SHBA në Tiranë.
Gjithashtu Wisner falënderoi ministrin Hasani për mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
"Z. Wisner shprehu gjithashtu mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara për bujarinë e Shqipërisë në pritjen e të evakuuarve afganë në pritje të rivendosjes. Ai falënderoi gjithashtu ministrin Hasani për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kandidaturën e Shqipërisë për Komisionin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut", shton më tej ambasada.