Jo vetëm qeniet njerëzore po vuajnë gjendjen alarmante që ka sjellë i ftohti i këtyre ditëve. Pavarësisht se fokusi është te njerëzit natyra është e ashpër edhe me kafshët e shpendët.
 
Më së miri këtë e tregon videoja e një zogu të cilit i kanë ngrirë këmbët në një tub.
 
Zogu i pafuqishëm për t’u shqitur nga tubi përpëlitet në tentativën e kotë për të fluturuar.
 
Një burrë është bërë heroi i këtij zogu pasi mundi të shkrijë akullin dhe e la të fluturonte i lirë.