Një grua u fotografua duke i ngritur gishtin e saj të mesit drejt autokolonës së presidentit amerikan Donald Trump thuhet se është shkarkuar nga puna e saj mbi fotografinë.

Imazhi u bë viral pasi u mor më 28 tetor në Virxhinia, pranë një fushe  golfi të Trump.

Juli Briskman, pohoi se ajo u shkarkua nga punëdhënësit Akima LLC pasi ajo e postoi atë në profilet e saj online.

autokolona trump

Briskman tha për mediat amerikane që firma e kishte thirrur atë në një takim një ditë pasi ajo njoftoi departamentin e tyre të burimeve njerëzore se ajo ishte subjekt i imazhit të qarkulluar gjerësisht në rrjet.

Ajo tha për faqen e internetit të Huffington Post se drejtuesit kishin thënë se e klasifikonin imazhin si "të shthurur" ose "të pahijshëm" dhe prandaj mendonin se i shkeli politikat e tyre të mediave sociale pasi ajo e kishte postuar në llogaritë e Tëitter dhe Facebook.

Megjithëse ajo humbi punën e saj, Briskman tha se nuk është penduar për gjestin e bërë.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com