Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ishte sot i pranishëm në Korçë, në një takim me të rinjtë, ku tha se ai është e vetmja shpresë për futjen e vendit në BE.
Ai përmendi heqjen e vizve dhe futjen e vendit në NATO, duke thënë se në të njëtën mënyrë, PD do të realizojë edhe anëtarësimin e vendit në BE.
"Ka vetëm një garanci për zhvillimin e vendi dhe kjo është anëtarësi në BE. Kush do ta bëj këtë të mundur? Një njeri që 8 vite me radhë nuk hodhi asnjë hap drejt Europës, që sa herë kapet në dështim ia ven fajin dikujt tjetër. Një njeri që ka harxhuar 8 vite duke me fajësuar mua dhe PD për dështimet e tij, tani fajëson edhe Europën dhe Amerikën. Ky do na çojë në Europë pas 8 viteve dështime? Apo dikush që iu hoqi vizat për shqiptarët, jua kthyem dinjitetin shqiptarëve dhe me futjen e Shqipërisë në NATO, kush e bëri të mundur këtë? Të gjithë bashkë e bëmë", tha Basha.
Basha akuzoi qeverinë se në gjatë këtyre 8 viteve e ka lënë në “vend numëro” dhe se kryeministri Edi Rama e ka përdorur këtë qytet “vetëm si resortin e fundjavës”.
"Korça do të rimarrë vendin që i takon dhe do ta fillojë në atë fushë me të cilën është bërë lokomotivë e zhvillimit tonë kombëtar, me fushën e dijes, arsimit. Pa dyshim ekonomia është një nga problemet e Korçës. E di se e vetmja gjë që nuk ju mungon është dëshira për punën. Por këto 8 vite Korça, si gjithë Shqipëria mbeti në vend numëro. Kryeministri në ikje Korçën e ka përdorur vetëm si resortin e fundjavës, por nuk është kujtuar t’i japë Universitetit të Korçës fondet e mjaftueshme. Ne vijëm këtu jo me premtime boshe, por me n jë plan që e kemi hartuar për 2 vite me ekspertët më të mirë. Një plan që do ta nxjerrë Shqipërinë dhe Korçën nga kriza e thelël ku ndodhet. Në qendër të këtij plani është një zgjim kombëtar ekonomik që do mundësojë që burimet e jashtëzakonshme të mos mbeten më te një grusht personash që nuk ngopen duke i zhvatur”, tha Basha.
Ndërkohë, gjatë takimit të tij elektoral në Korçë, Basha përsëriti të njëjtin skenar sikurse edhe në takimet e tjera, duke grumbulluar militantët e tij kundër të gjitha rregullave të pandemisë, duke përsëritur të njëjtin skenar.
Mbështetës dhe simpatizantë të Bashës u mbledhën ne fshatin Çiflig në hyrje të qytetit të Korçës me flamuj në duar dhe me makina, duke krijuar grumbullime që përbëjnë rrezik për shëndetin e njerëzve në kohë COVID-i.
Militantët formuan vargje me makina në pritje të Bashës.
Kujtojmë se grumbullimet në takimet elektorale të Bashës janë kritikuar jo pak edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se ai po bën “infektim masiv”.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, e ka mbyllur turin e tij në qytetin e Korçës me takimin që pati me fermer të Dvoranit. Basha tha se bujqësia është prioritet për PD-në, ndërsa përsëriti zotimin e tij për 100 milion euro subvencione për fermerin shqiptarë.
Ai tha se PD do ta vendosi fermerin shqiptar në pozita të barabarta me fermerin e Maqedonisë së Veriu, duke theksuar gjithashtu se një nga sektorët që do të mbështetet do jetë edhe agroturizmi.
“Pas këtij, katër vjeçarin e parë do të japim 100 milionë euro subvencione për fermerin shqiptarë. Do ta vendosim pra në pozita të barabarta me fermerin e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës të paktën. Ata e marrin mbështetjen nga shteti dhe e sjellin me çmim më të ulët. Normalisht qytetari shqiptarë edhe po mos të ishte në këtë krizë të thellë ekonomike që është do të zgjedhë një çmim më të arsyeshëm. Imagjinoni tani që kriza ua ka zbrazur xhepat. Sapo thamë janë dhjetëra mijëra familje shqiptare që janë futur në borxh, në borxh për të paguar ilaçet e COVID-it.
Agroturizmi është një nga degët që po rritet më fuqishëm në Europë. Dhe këto janë zona të mrekullueshme ku me pak investim, me disa grande qeveritare apo grande nga BE-ja. Grante nga BE-ja, të bëjnë të mundur ndërtimin e bujtinave apo restoranteve. Këto janë problemet e vërteta dhe këto do të kenë zgjidhje të drejtpërdrejta.
Tani për dy probleme të tjera që parashtrohen në mënyrë më absolute, policia nën qeverisjen time do të ketë një dhe vetëm një rol, që është roli themelor i shtetit, të garantojë jetën dhe sigurinë tuaj, jo t’ju bjerë në qafë. Oficeri i policisë së shtetit, punonjësi i policisë së shtetit do të ketë vendin e merituar dhe rolin e merituar siç e kanë një shoqëri moderne, që garanton jetën dhe sigurinë e njerëzve, jo të merret me traktorët e fermerëve. Padiskutim atë që the, sigurimi minimal, siç është praktikë kudo dhe s’kemi pse të bëjmë përjashtime dhe pastaj gjithçka do të bazohet tek liria. Liria përkthehet në mundësi, mundësia përkthehet në mirëqenie! Këto janë fjalët që ju jap sot”, tha Basha.
Në takimet që zhvilloi në qytetin e Korçës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar dhe një familje të vjetër korçare ku ka konsumuar një drekë me gatimet tradicionale. Kryefamiljari Maqo Andoni, doktor në profesion, në bisedën që pati me Bashën, ngriti si shqetësim mungesën e mjekëve të rinj në këtë zonë.
Basha tha se fajin për gjendjen e shëndetësisë e ka keqqeverisja e 8 viteve të fundit, pasi lekët nuk kanë shkuar drejtpërsëdrejti për këtë sektor, por tek koncesionet dhe oligarkët. Basha tha se po arrijmë nivelet e Afrikës Ekuatoriale përsa i përket numrit të mjekëve për banorë. Ai tha se qeveria e ardhshme, ka dy synime kryesore për këtë sektor, përmirësimin e kushteve të punës për mjekët dhe përmirësimin e pagave të tyre.
“Po doktor nuk ka asnjё shpjegim përveç dështimit tё shtetit qё Kosova qё ёshtё bёrё shtet nё 2008 tё jetë nё gjendje tu siguroj mjekëve tё vet dhe infermierëve tё vet njё pagë pothuajse dyfishin e asaj qё siguron Shqipёria. Ёshtё vetёm keqqeverisja dhe mungesa e mbështetjes pёr sektorin. Nga ana tjetër, se ju jeni edhe mjek dhe i dini këto gjëra, po tё shikosh paratë qё janë ndarë nё buxhet, qё janë tё pakta sa janë, nuk po shkojnë pёr shёndetёsinё. Domethënë “zëri” ёshtё buxhet pёr shёndetёsinё, nё fakt paratë kanё shkuar nё 2-3 koncesione. Prandaj dhe zotimi i parё tё programit tonё pёr shёndetёsinё ёshtё ndalja e këtyre koncesioneve dhe rritja e pagave për mjekët dhe infermierët do ta bënim në çdo rrethanë, por në rrethanën aktuale ku siç më thatë dhe vetë jeni të detyruar të shkoni të shërbeni, po arrijmë nivelet e Afrikës Ekuatoriale përsa i përket numrit të mjekëve për banorë.
Është e domosdoshme të përdorim të gjitha instrumentet për të ndalur këtë hemorragji të shëndetësisë. Dhe dy rrugë ka: e para, të përmirësojmë kushtet e punës për mjekët dhe e dyta t’i japim një stimul financiar minimal. Prapë se prapë ajo nuk është diçka që konkurron me pagat e mjekut në Gjermani, por të paktën jep një stimul minimal dhe dinjitetin mjekut shqiptarë. Dhe e dyta që është shumë e rëndësishme që kërkoj është rritja e menjëhershme e kapaciteteve trajnuese për mjekët e rinj, nuk mjaftojnë. Ndërkohë që mjekët e sapo diplomuar, specializantët madje dhe studentët e vitit të parë dhe të dytë paralelisht me mjekësinë fillojnë e mësojnë gjermanisht sepse e kanë mendjen që sapo të mbarojnë të ikin.” – tha Basha.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vazhdon të jetë i papërgjegjshëm dhe të shkel masat anti-COVID, duke grumbulluar qytetarë kudo që shkon.
Nga pamjet e siguruara me dron, në qytetin e Korçës, vihet re që ky grumbullim është shumë i rrezikshëm sa i përket COVID-19, por nga ana tjetër nuk është fare pranë “realitetit” që paraqet Basha, përmes videove të postuara nga ai vetë. Pra, mbështetësit e tij janë thjesht një numër i ulët militantësh që mjaftojnë për të përhapur virusin, por nuk janë aq shumë sa pretendon kryedemokrati Basha.
Mbështetës nuk ka, vetëm shkelje të masave anti-COVID.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha nga Korça se ai është e vetmja shpresë për të futur vendin në BE ,ashtu siç bëir të mundur heqjen e vizave dhe futjen e vendit në NATO. Basha tha se Rama ka dështuar në këto 8 vite dhe për këtë fajëson gjithmonë PD.
"Ka vetëm një garanci për zhvillimin e vendi dhe kjo është anëtarësi në BE. Kush do ta bëj këtë të mundur? Një njeri që 8 vite me radhë nuk hodhi asnjë hap drejt Europës, që sa herë kapet në dështim ia ven fajin dikujt tjetër. Një njeri që ka harxhuar 8 vite duke me fajësuar mua dhe PD për dështimet e tij, tani fajëson edhe Europën dhe Amerikën. Ky do na çojë në Europë pas 8 viteve dështime? Apo dikush që iu hoqi vizat për shqiptarët, jua kthyem dinjitetin shqiptarëve dhe me futjen e Shqipërisë në NATO, kush e bëri të mundur këtë? Të gjithë bashkë e bëmë", tha Basha.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se qeveria e tij do të ofrojë 20 trajnime të ndryshme profesionale në mënyrë që pas 25 prillit investitorët të mos gjejnë vetëm një kryeministër si ai që vepron si europian, por edhe një rini të trajnuar sipas standardeve europaine.
"Qeveria ime do të ofrojë 20 trajnime të ndryshme profesionale për studentë nga teknologjia tek turizmi, inxhinieria etj që kanë nevojë tregu i punës. Ne nuk i trajnojmë për t'i larguar drejt Europës, por një plan që të mundësojë kualifikimin e të rinjve sipas standardeve europiane dhe që investitorët europain që po hapin me mijëra vende pune në vendet e rajonit kur të vijnë në Shqipëri pas 25 prillit që jo vetëm të gjejë një kryeministër që mendon dhe vepron si europian, por edhe një rini të trajnuar sipas standardeve europiane. Ne e dimë sëmundjen e këtyre 8 viteve dhe pse kemi ngecur në 8 vite në vendnumëro. Po të kishim ecur para të gjitha këto do të kishin nisur tashmë siç kanë nisur në vendet fqinje. Askush nuk do ju ul më kokat studenteve shqiptarë", tha Basha.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i pranishëm në Korçë, në një takim me të rinjtë, parashtroi planin e tij për të cilin tha se do të nxjerrë Korçën dhe gjithë Shqipërinë nga kriza.
Sipas Bashës, gjatë tetë viteve të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, Korça ka mbetur në “vend numëro” dhe se është përdorur nga ai “vetëm si resort i fundjavës”.
Ndalur te plani i tij, Basha tha se në qendër ka zgjimin kombëtar ekonomik dhe se është hartuar nga ekspertët më të mirë vendas e të huaj.
“Ndryshimi ka ardhur, është në mendjet e zemrat tuaja, është një vullnet i pandalshëm i rinisë shqiptare. Ndeza një qiri për të kujtiar të gjithë ata Korçarë të cilët u larguan e disa prej tyre nuk u kthyen më kurrë, duke rindërtuar jetën e tyre në vendet e tjera. “Lëndina e lotëve” vazhdon të lotojë për bijat e bijtë e Korçës që vazhdojnë të largohen, në çdo qytet të Shqipërisë ka “lëndina lotësh”, por kjo nuk ndodh sot prej pamundësive të vendit sepse Korça i ka të gjitha mundësitë. Ju jeni Europë, jeni intetgritet jeni e ardhmja që fillon sot. Ajo që Korça nuk ka dhe nuk ka patur këto 8 vite, ka qenë një qeverisje që të kuptonte problemet e familjeve korçare, që t’i zgjidhte ato. Korça do të rimarrë vendin që i takon dhe do ta fillojë në atë fushë me të cilën është bërë lokomotivë e zhvillimit tonë kombëtar, me fushën e dijes, arsimit. Pa dyshim ekonomia është një nga problemet e Korçës. E di se e vetmja gjë që nuk ju mungon është dëshira për punën. Por këto 8 vite Korça, si gjithë Shqipëria mbeti në vend numëro. Kryeministri në ikje Korçën e ka përdorur vetëm si resortin e fundjavës, por nuk është kujtuar t’i japë Universitetit të Korçës fondet e mjaftueshme. Ne vijëm këtu jo me premtime boshe, por me n jë plan që e kemi hartuar për 2 vite me ekspertët më të mirë. Një plan që do ta nxjerrë Shqipërinë dhe Korçën nga kriza e thelël ku ndodhet. Në qendër të këtij plani është një zgjim kombëtar ekonomik që do mundësojë që burimet e jashtëzakonshme të mos mbeten më te një grusht personash që nuk ngopen duke i zhvatur”, tha Basha.
Ty do te cojme tek kurumi pwr shkrirje mor dibron pa din e pa imon....
PërgjigjuBashoviqi na con ne Dunavec atje ku derdhen ujrat e zeua te Radanecit .. por jo ne Evrope.. je nje letyre o panxhar Maliqi!
Përgjigju