I nxehti afrikan do përfshijë Mesdheun, Marku: Temperaturat në Shqipëri 24 gradë

Fenomeni anticiklon do të na sjellë Pashkët Katolike me një mot të pazakontë për këtë stinë. Vala e të nxehtit afrikan do të përfshijë gjithë Mesdheun, përfshirë edhe Shqipëri. Në një lidhje telefonike për REPORT TV meteorologu Metodi Marku tregon se çfarë temperaturash do të sjellë kjo masë ajrore në vendin tonë.

“Ky fenomen do të ndodhë në dy ditët e fundit të këtij muaji, që përkojnë me ditën e premte dhe të shtunë të javës së ardhshme. Presim që të kemi një rritje të shpejtë të temperaturave, ku në rang vendi maksimumi, i cili tradicionalisht arrihet në zonën Kuçovë-Gjirokastër pritet t’i afrohet vlerës 24 gradë. Pra, 23-24 gradë do të jetë maksimumi në rang vendi”, u shpreh Marku.

Ndryshe nga Shqipëria, Italia dhe shumë vende të tjera që do të prekë mot i nxehtë, i cili do të jetë i denjë për të bërë plazh, Evropa veriore dhe perëndimore do të vazhdojë të dominohet nga rryma ajrore të ftohta atlantike, që do të sjellin shi dhe dëborë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare