I nxehti afrikan godet vendin, Qendra Urgjencës thirrje qytetarëve: Shmangni ekspozimin në diell në orët e pikut dhe pini sa më shumë lëngje

I nxehti afrikan godet vendin, Qendra Urgjencës thirrje qytetarëve: Shmangni ekspozimin në diell në orët e pikut dhe pini sa më shumë lëngje

Në një kohë kur vendi është përfshirë nga i nxehti afrikan, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm për të parandaluar dëmtimet nga i nxehti.

Më anë të një postimi në rrjetet sociale, QKUM shpjegon disa hapa të thjeshtë se si të mbrohesh në këto ditë të nxehta, ndërsa bën apel që të evitohet ekspozimi në diell nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Parandalimi i dëmtimeve nga i nxehti:

- Evitoni ekspozimin në diell nga ora 11:00 - 17:00, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.

- Ambienti të jetë i freskët dhe ajrosur mirë. Të vendosen perde të errëta në dritare që janë të ekspozuara ndaj rrezatimit të diellit.

- Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë.

- Konsumoni vakte ushqimore të shpeshta dhe në sasi të vogël. Të ftohta dhe me përbërës ushqimorë të tretshëm.

- Vishuni me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje.

- Për personat që përdorin terapi mbajtëse të mos e ndërpresin ose ndryshojnë pa u konsultuar me mjekun.

- Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.

Për çdo Urgjencë Mjekësore telefononi në numrin pa pagesë 127.

Foto e postuar nga QKUM

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot