I nxehti 'pushton' vendin, sot temperaturat do arrijnë deri në 43 gradë celsius

 I nxehti 'pushton' vendin, sot temperaturat do arrijnë deri në 43 gradë celsius

Foto ilustruese

Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë vendin.

Pas mesditës pritet shtim i vranësirave konvektike duke sjellë rrebeshe shiu si fillim në zonat veriore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit.

Përjashtim bëjnë zonat bregdetare të cilat mbeten me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. Në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 18°C minimalja deri në 43°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Ndeshja në Maltë, Orges Shehi: Jemi këtu për t'u kualifikuar

Conference League/ Ndeshja në Maltë, Orges Shehi: Jemi këtu për t'u kualifikuar