I nxehti dhe thatësira, Toskana
në Itali shpall gjendjen emergjente
Temperaturat e larta kanë shkaktuar probleme të shumta te rezervat hidrike. Në këtë situatë, Drejtuesi i rajonit të Toskanës në Itali Enrico Rossi firmosi këtë mëngjes shpalljen e gjendjes së emergjencës, sa i përket krizës së ujit në Toskanë. Kjo do të pasohet me kërkesën drejtuar Këshillit të Ministrave, për shpalljen e gjendjes së emergjencës në nivel kombëtar
Vala e të nxehti dhe thatësira e zgjatur ka prekur këto ditë jo vetëm Shqipërinë, por thuajse të gjitha vendet e rajonit dhe Evropën. Italia po përjeton këto ditë një mot të nxehtë që nuk ishte parë prej disa dekadash.
Temperaturat e larta kanë shkaktuar probleme të shumta te rezervat hidrike. Në këtë situatë, Drejtuesi i rajonit të Toskanës në Itali Enrico Rossi firmosi këtë mëngjes shpalljen e gjendjes së emergjencës, sa i përket krizës së ujit në Toskanë. Kjo do të pasohet me kërkesën drejtuar Këshillit të Ministrave, për shpalljen e gjendjes së emergjencës në nivel kombëtar.
Me dekretin e firmosur sot, Rossi autorizoi një task forcë në përbërjen e së cilës përveç përfaqësuesve rajonalë, ka edhe përfaqësues nga Autoriteti Ujor i Toskanës, Këshilli i Qarkut, bashkitë dhe strukturat shëndetësore të cilët do të duhet të paraqesin brenda 30 ditësh, një plan të veçantë ndërhyrjesh, me qëllim minimizimin e efekteve të mungesës së ujit.
Task-forca do të mblidhet në ditët e para të javës që vjen, për t’i paraqitur kryetarit Rossi, masat e para të cilat do të vihen në zbatim.
Këshilltarja për Mjedisin, Federica Fratoni, thotë se duke nisur nga ditët në vijim, do të nisë zbatimi i masave për të reduktuar efektet negative sa i përket përdorimit të ujit në proceset e ujitjes dhe ato prodhuese, duke evituar në maksimum problematikat që mund të sjellë tek qytetarët kjo situatë kritike.
“Është një situatë e vështirë për bujqësinë, në veçanti për jugun e Toskanës, zonë e cila po vuan prej kohësh” –shprehet Këshilltari për Bujqësinë, Marco Remaschi.
Mjaft qytete të tjera të rajonit dhe më gjerë kanë shpallur gjendjen e emergjencës si pasojë e temperaturave tepër të larta që nuk ishin regjistruar prej vitesh.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
69.8%
-
Të gabuar
22.2%
-
Nuk kam mendim
8%
Vota total: 225
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vetingu nxjerr nga drejtësia prokurorin e Tiranës, Ervin Karanxha, KPA konfirmon shkarkimin
16 Janar, 09:54
-
VIDEO/ Futbollisti shqiptar në histori, i shënon PSG-së pas vetëm tre minutave lojë! Kupa e Francës sjell çudira
16 Janar, 09:44
-
Zjarr në qendrën ku qëndrojnë azilkërkuesit në Babrru, shkak një shkëndijë elektrike
16 Janar, 09:39
-
Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro e 4 zyrtarë në GJKKO, sot seanca paraprake! Akuzohen se licencuan karburantin pa leje ndërtimi që IKMT do e shembte
16 Janar, 09:33
-
Tiranë/ 81-vjeçarin e vrau me çekiç pas kafes në shtëpi, zbardhet dëshmia e autorit: Me ngacmonte gruan e më ofendonte
16 Janar, 09:28
-
Vrau motrën dhe kunatin në Rubik, ekstradohet nga Italia 56 vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm (EMRI)
16 Janar, 09:07
-
GOLAT/ Interi hap fals në shtëpi, Bologna e ndal 2-2! Asllani nga minuta e parë
16 Janar, 09:04
-
Boronicat, fruti që përmirëson shëndetin mendor dhe fizik
16 Janar, 08:59
-
Fjalimi i lamtumirës/ Biden përshëndet Amerikën: Një oligarki e rrezikshme kërcënon demokracinë tonë
16 Janar, 08:59
-
Konfirmohet dëmtimi i rëndë për Armando Brojën, sulmuesi jashtë për 3 muaj! Moyes: Do e kthejmë te Chelsea
16 Janar, 08:29
-
Marrëveshja me 3 faza/ Për çdo peng të moshuar, lirohen 3 të burgosur palestinezë (por një ushtare vlen 50)! Si funksionon armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit
16 Janar, 08:19
-
Armëpushimi në Gaza, Presidenti Begaj: Zbatimi i plotë i marrëveshjes, thelbësor për një paqe të qëndrueshme
16 Janar, 08:16