Të dhënat e detajuara janë: Temperatura mesatare mbi sipërfaqen tokësore dhe ujore të oqeaneve, ka qenë sipas të dhënave të NOAA (National Oceanic and Atmospheric Administration), entit amerikan për mbrojtjen e klimës, 0,93 grad celsius mbi vlerën mesatare të shekullit të 20-të, që është 15,8 gradë celsius. Në këtë mënyrë muaji korrik i vitit 2021, ia ka kaluar muajve korrik të viteve 2016, 2019 dhe 2020 me 0,01 gradë celsius.
"Muaji korrik është në të gjithë botën muaji më i ngrohtë i vitit, por korriku i 2021 ka qenë korriku më i nxehtë i matur ndonjëherë," tha shefi i NOAA-së, Rick Spinrad. "Ky rekord i ri i shtohet rrugës shkatërruese dhe shpërbërëse, që ndryshimet e klimës janë duke i përgatitur Tokës."
Ngrohja globale në një vizualizim
Nxehtësi e madhe sidomos në Azi
Sipas të dhënave të NOAA, i nxehti ka qenë i madh sidomos në Azi. Në Europë, ky korrik ka qenë i dyti për nga nxehtësia. Shërbimi Europian për Ndryshimin e Klimës, Copernicus, e bëri këtë të ditur më parë në bazë të llogaritjeve të veta.
Ajo që bie në sy është se llogaritjet e bëra nga NOAA në mbarë botën nuk përputhen me llogritjet e bëra nga Copernicus. Ndërkohë që ekspertët e NOAA-së flasin për korrikun më të nxehtë që është regjistruar ndonjëherë, ekspertët e Copernicusit janë më të përmbajtur: Sepse sipas regjistrimeve të bëra nga shërbimi europian, muaji korrik ka qenë i treti për nga nxehtësia i matur ndonjëherë në botë, me vlera më të ulëta nxehtësie se sa ato të vitit 2016 dhe 2019. /DW
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.1%
-
Të gabuar
44.4%
-
Nuk e di
24.4%
Vota total: 45
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti/ Kushte atmosferike të paqëndrueshme, reshje shiu gjatë paradites në një pjesë të madhe të territorit
22 Janar, 07:32
-
Mot i paqëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira! Pas mesditës priten reshje shiu në gjithë territorin, në zonat e thella malore do regjistrohen edhe reshje dëbore
21 Janar, 07:32
-
Vranësira e temperatura deri në 18 gradë celsius, parashikimi i motit për këtë fundjavë
19 Janar, 07:27
-
Temperatura maksimale deri në 18 gradë, parashikimi i motit për sot
18 Janar, 08:19
-
Vranësira dhe temperatura deri në 6 gradë celcius, parashikimi i motit për sot
17 Janar, 08:05
-
Vranësira e temperatura deri në 14 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
16 Janar, 07:15
-
Temperatura deri në 4 gradë, parashikimi i motit për sot
15 Janar, 08:28
-
Ftohtë e vranësira, në veri e juglindje borë...parashikimi i motit për sot
14 Janar, 07:16
-
Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë
13 Janar, 07:07
-
Reshje shiu dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot
12 Janar, 07:10
-
Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara
11 Janar, 22:03
-
Reshje të dendura shiu të dielën, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile apel bashkive: Merrni masa! Jini në gatishmëri për çdo situatë
11 Janar, 15:13