I nxehti ekstrem do të na shoqërojë edhe këtë javë. Sipas shërbimit Meteorologjik Ushtarak ditët në vijim do të karakterizohen nga temperatura tepër të larta si në vlerat maksimale ashtu dhe ato minimale.
Vala e të nxehtit pritet të zgjasë deri në fund të javës dhe temperaturat maksimale pritet të mbërrijnë në 43 gradë Celsius. Sipas ekspertëve temperaturat, mund të ndihen edhe më të larta për shkak se depërtimi masave të nxehta mbi detin Mesdhe bën që ato të mbartin me vete një sasi të lartë lagështire.
Edhe vlerat minimale nuk do të zbresin më poshtë se 26-27 gradë në zonat urbane duke bërë që për ditët në vijim vendi të përjetojë fenomenin e netëve tropikale.
Vendi ynë prej javësh tashmë po përjeton temperature të larta dhe mjekët kanë bërë thirrje që qytetarët, veçanërisht ata me sëmundje kronike të bëjnë kujdes dhe të shmangin daljet përgjatë orëve të pikut.
Temperaturat e larta kanë rritur rrezikun edhe për zjarre. Sipas tabelës së Institutit të Gjeoshkencave, niveli më i lartë i rrezikut për zjarr është në të gjithë qarkun e Fierit ndërsa i lartë rreziku mbetet edhe nё zona tё lokalizuara të Korçës, Vlorës e Gjirokastrës.
M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:
-
Shumë
92.9%
-
Pak
6.7%
-
Mjaftojnë
0.4%
Vota total: 39651
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vala e të nxehtit përfshin sërish vendin, sot priten temperatura deri në 42 gradë
11 Korrik, 07:46
-
Kthjellime dhe kalime vranësirash, si parashikohet moti sot
9 Korrik, 07:50
-
Anira Gjoni për Report Tv: Këtë javë vala e dytë e të nxehtit, temperatura deri në 40 gradë
8 Korrik, 16:21
-
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
7 Korrik, 18:48
-
E diela në plazh/ Kthjellime në të gjithë vendin, temperatura deri në 38 gradë C
7 Korrik, 07:17
-
Fundjavë në plazh...temperaturat arrijnë deri në 38 gradë celsius
6 Korrik, 07:22
-
Temperatura deri në 32 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
4 Korrik, 07:25
-
Priten reshje shiu, parashikimi i motit për sot
2 Korrik, 07:52
-
Temperatura deri në 39 gradë celsius...por e marta sjell reshje shiu, parashikimi i motit për këtë javë
1 Korrik, 07:45
-
Temperatura deri në 38 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
30 Qershor, 07:28
-
Kthjellime dhe reshje lokale shiu, si parashikohet moti për sot
28 Qershor, 07:53
-
Alternime vranësirash dhe kthjellime, si parashikohet moti për sot
27 Qershor, 07:29