I nxehti përvëlues në SHBA, rritet numri i pacientëve të djegur nga kontakti me metalet apo asfaltin
Matësi tregon temperaturën 42 gradë Celsius
Një valë e stërzgjatur e të nxehtit në Shtetet e Bashkuara ka çuar në rritje të numrit të pacientëve të djegur rëndë, pasi kanë rënë në kontakt me objekte apo sipërfaqe të nxehta.
Mjekët në Arizona kanë thënë se disa pacientë janë lënduar pasi kanë rënë në asfalt, i cili është përvëluar nga dielli.
Qyteti i Feniksit i ka regjistruar më shumë se 24 ditë rresht me temperatura mbi 43 gradë Celsius.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se këto temperatura përbëjnë rrezik të madh dhe u kanë thënë njerëzve që t’i ikin sa më shumë vapës.
Mjeku Kevin Foster nga Qendra e Arizonës për Djegie, i ka thënë transmetuesit britanik BBC se gati të gjithë 45 shtretërit janë të zënë, dhe pothuajse një e treta e pacientëve vuajnë nga djegiet e rënda nga kontakti me asfalt apo sipërfaqe tjera të nxehta.
“Periudha e verës është si rëndom e ngarkuar, kjo nuk është befasi, mirëpo shifrat këtë herë janë pak më të larta sesa që kemi pritur”, ka thënë ai, duke shtuar se numri i pacientëve të rinj e ka tejkaluar numrin e pacientëve të pranuar në verën e vitit 2022.
Shumica e pacientëve janë të vjetër, të cilët mund të jenë rrëzuar në asfalt, si pasojë e të nxehtit, apo fëmijët, që nuk e kanë parasysh rrezikun e rrëzimit mbi këto sipërfaqe.
Megjithatë, ai ka thënë se problemin më të madh e kanë me përdoruesit e drogës, të cilët shpesh janë të dehidruar dhe mund të alivanosen kudo.
Kjo qendër është duke i trajnuar edhe mbi 150 pacientë tjerë, të cilët nuk janë shtrirë në spital, mirëpo kanë nevojë të trajtohen për shkak të kontaktit me sipërfaqe të nxehta, siç është metali i makinës apo rripi i sigurisë.
Hulumtuesit kanë thënë se brendësia e një makine dhe sipërfaqja e asfaltit të errët ,mund të jenë shumë më të nxehta sesa temperatura e ajrit.
Sipas tyre, kontakti me metal apo asfalt vetëm për pak sekonda, mund të mjaftojë për të shkaktuar djegie të rëndë./REL
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7385
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Vengu takime me zyrtarë të lartë në SHBA: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë globale
23 Nëntor, 19:32
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Reuters: Trump mund të emërojë Richard Grenell të dërguar të posaçëm për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës
23 Nëntor, 10:20
-
‘Shikoni si bërtasin, para se të vdesin’, kush është Erald Alimehmeti, shqiptari i arrestuar në SHBA si përkrahës i ‘ISIS’
23 Nëntor, 10:01
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
Donald Trump zgjedh një drejtues homoseksual për Sekretar të Thesarit! Kush është Scott Bessent, punoi për fondacionin e Soros
23 Nëntor, 08:20
-
EMRI/ Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York! Edhe i vëllai i dënuar me 22 vite burg për terrorizëm në SHBA
23 Nëntor, 08:13
-
Drejtori ekzekutiv i Komandës Kibernetike të Amerikës: Hakerët kinezë po përgatiten për konflikt me Shtetet e Bashkuara
23 Nëntor, 08:03
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22