I nxorën videon ku humb ndjenjat, Fifi reagon ashpër ndaj produksionit të BBV-së: Po ma shkatërroni jetën

Në një video promovuese që lajmëronte nisjen e edicionit BBV2, këngëtarja e njohur Fifi shfaqej në momente shumë delikate gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, momenti kur humbi ndjenjat në një nga netët live të spektaklit.

Por kjo gjë nuk i ka pëlqyer këngëtares, e cila duke ju drejtuar produksionit ka rikujtuar edhe momentet e saj të bukura brenda, të cilat mund të shfaqeshin në videon promovuese. Dhe një nga momentet ishte edhe kënga e saj e famshme e shkruar brenda shtëpisë.

'Kaq shumë jeni kënaqur me faktin që Fifi po del keq në publik dhe me ja ul pikët si njëri, si artiste, me rrëzu përtokë, mos të jetë e lumtur. Me ja nis me i shti njerëzit me fol për mua prapë prej fillimit, me më sha dhe me hangër m*t për mua. Tash ka me ja nis prap njerëzit me fol për mua negativisht. Faleminderit edhe për 4 vjet që më keni dhënë bukë për të ngrënë, faleminderit që po ma shkatërroni jetën, faleminderit që nuk po ma lini të harrojë një skenë shumë të rëndë për mua dhe familjen time'.- thotë ndër të tjera Fifi.

Në lidhje me këtë, produksioni ka reaguar, duke hequr videon promovuse nga rrjetet sociale.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Sot Kuvend/ Opozita interpelancë me dy ministra! Balla raporton për 'krimin', Manastirliu për rezultatet e PISA

Sot Kuvend/ Opozita interpelancë me dy ministra! Balla raporton për 'krimin', Manastirliu për rezultatet e PISA