I papunë, 27 vjeçari shqiptar në Itali kapet me rreth 300 mijë euro në banesë dhe me kokainë

I papunë, 27 vjeçari shqiptar në Itali kapet me rreth 300 mijë euro në banesë dhe me kokainë

Eurot e sekuestruara

Policia italiane ka vënë në pranga një 27-vjeçar shqiptar, pasi u kap me një sasie të madhe kokaine dhe mijëra euro. Shqiptari u arrestua nga agjentët e policisë së Milanos.

Ai u pikas duke hipur në një makinë, por sapo pa policët, u largua në këmbë. Policia iu vu pas dhe i bëri një kontroll, ku i zbuloi se kishte rreth 20 mijë euro.

I riu i papunë nuk justifikoi dot burimin e parave, edhe pse tha se po blinte një makinë, raportojnë mediat italiane.

Më pas policia ushtroi një kontroll në banesën e 27 vjeçarit, ku sekuestroi 30 kg kokainë, me vlerë 2 mln euro.

Agjentët gjetën edhe 280 mijë euro të tjera të fshehura në banesë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Presidentja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të caktohet deri më 29 dhjetor

Presidentja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të caktohet deri më 29 dhjetor