I paraburgosuri si debitor energjie
vetëvaret, Berisha: Laku i mjerimit

I paraburgosuri si debitor energjie<br />vetëvaret, Berisha: Laku i mjerimit
Dhe ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vetëvrasjen e 52-vjeçarit nga Lushnja në burgun e Rogozhinës. Në një status në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se ky është një akt i shemtuar skizoid i Ramës. Berisha shkruan se Presidenti dhe KLD duhet të marrin masa ndaj gjykatësve të papërgjegjshëm. Gjithashtu sipas ish-kryeministrit dhe prokurori i përgjithshëm duhet të hetojë këtë ngjarje.  


 
Postimi i Sali Berishës në Facebook

Laku i mjerimit

Te dashur miq. Arrestojne te semurin Q. Zela, me depresion, per 35 dollare detyrim energji dhe e cojne ne vetvarje. Ai mbahej prej dy muajve ne qeli ne burgun e sigurise se larte ne Rrogozhine ne kushtet me ç’njerzore, gje qe e çoje ate ne vetvrasje, nderkohe qe Moza kuqalashja, drejtoresha e arsimit per Tiranen, gjobiste me 6000 euro per cdo emerim ne Tirane. Ky eshte nje akt i shemtuar skizoid i Edvin Kristaq Rames, mercenarizem i turpshem i fallangave te krimit ne polici, i prokuroreve, gjykatesve mercenare, qe zbatojne ne verberi urdherat e Edi Rames.

Duke shprehur indinjaten time me te thelle per kete akt çnjerzor dhe ngushellimet me te sinqerta familjes se te ndjerit, i bej thirrje Presidentit te Republikes, si Kryetar i KLD, te ndermare te gjitha masat ndaj gjykatesve te papergjegjshem qe, ne vend te adresimit ne perputhje me aktin mendor te te semurve psiqike ne spitalet perkatese, ne shkelje flagrante te ketij akti, i dergojne ne qeli per te vrare vehten.

I beje thirrje Prokurorit te Pergjitheshem te hetoje autoret, policet, prokuroret, gjykatesit e ketij akti kriminal dhe t’i vendose ata para ligjit.

Ju bej thirrje institucioneve nderkombetare te te drejtave te njeriut, te shqyrtojne gjendjen katastrofale ne burgjet dhe paraburgimet e Shqiperise!!


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)




 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)