“Guardiola do të jetë trajner i Juventusit për 4 vite,”-kjo është deklarata e bujshme e bërë nga gazetari Luigi Geulpa, i cili ishte I pari që zbulopi transferimin e Cristiano Ronaldo-s te bardhezinjtë.
Në një intervistë për radion spanjolle “CRC” Geulpa teksualisht është shprehur: “Kam zbuluar se Pep Guardiola tashmë ka arritur marrëveshje verbale me Juventusin për 4 vitet e ardhshme. Ma ka thënë i njëjti person që më tha se Ronadlo do shkojë te Juventus.”
Që prej humbjes në Champions me Atletico-n në Itali po flitet gjërësisht për largimin e Alegri-t në fund të sezonit dhe nuk do të ishte çudi që Guardiola të merrte pozicionin e tij. Më herët spanjolli ka drejtuar në “La Liga”, “Bundesligë” dhe “Premier League”, dhe nuk do të ishte çudi që të provonte edhe një eksperiencë në “Seria A”.