Kanë dalë pamjet nga ekstradimi nga SHBA drejt Tiranës gjatë ditës së sotme të Sokol Hoxhës, autorit të tre vrasjeve në vitin 1997.
Në pamjet e publikuara nga Policia, Sokol Hoxha duket i pashqetësuar në momentin që zbret nga avioni në Rinas, madje nuk ka as pranga në duar.
Aktualisht në ngarkim të tij është vënë një dënim prej 25 vitesh nga gjykatat e vendit tonë për vrasjen e 2 vëllezërve në Patos, teksa edhe Belgjika e kërkon për të vuajtur dënimin e vrasjes së Brunilda Dervishit.
Pas vrasjes në Belgjikë, ai u largua fillimisht drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe më pas drejt SHBA-ve, ku qëndroi i fshehur për shumë vite.
Lajmi kryesor:
Pas 3 dekadash në arrati, i dënuari për 3 vrasje ekstradohet nga SHBA në Tiranë! Momenti kur mbërrin me pranga në Rinas (VIDEO)









