SHKODËR- Një 34-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga një person ende të paidentifikuar teksa po ecte në "Urën e Bunës" pasditen e kësaj të hëne.

I plagosuri Vincens Piroli 34 vjeç, ka marrë tre plumba, një në shpatull dhe dy në brinjë, ndërsa më pas është transportuar në urgjencën e spitalit të Lezhës.

Ka qenë një familjar i të riut që pas një telefonate nga ky i fundit, e ka çuar me automjetin e tij tip "Ford" në spital, e më pas është larguar. Policia për identifikimin e familjarit, ka sekuestruar kamerat e sigurisë së spitalit, e ndërsa është e paqartë përse është dërguar në spitalin e Lezhës dhe jo në atë të Shkodrës ku edhe ka ndodhur ngjarja.

Dyshime të forta janë ngritur se bëhet fjalë për një atentat, kjo pasi 34-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje në Ulqin.

Hakmarrja është pista kryesore e hetimit, e ndërsa dyshimet janë se 34-vjeçari mund të jetë vrasës me pagesë. Dyshimet lindën sepse në mars të 2017 djali i një malazezi i quajtur Momçillo Gjurishiç ka vrarë me armë zjarri shtetasin nga Kosova, Beqë Likaj 53 vjeç. Pas vrasjes së këtij të fundit, në 4 korrik 2021 u ekzekutua Momçillo Gjurishiç dhe autor kryesor është Vincens Piroli së bashku me një tjetër shqiptar. Pikërisht plagosja e tij sonte mendohet të ketë të bëjë me këtë ekzekutim në shenjë hakmarrjeje.

Për shkak të plagëve të marra, i riu është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për një trajtim më të specializuar, ndërsa mësohet se gjendja e tij është shumë e rëndë, pasi ka humbur shumë gjak.

Policia ka nisur kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave, identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qarkut Lezhë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:10
U la në spital me 3 plumba në trup, del fotoja e 34-vjeçarit

Ky është 34-vjeçari, Vincens Piroli, që u la në urgjencën e spitalit të Lezhës me tre plumba në trup nga një person ende i paidentifikuar, i cili më pas edhe është larguar.

1641240683_Capture231024x630.png

 

Ora 20:49
U plagos me tre plumba në brinjë dhe shpatull, 34 vjeçari në gjendje të rëndë! Kush e la në urgjencës e Lezhës? Policia sekuestron kamerat

Tre plumba kanë depërtuar trupin e Vincens Piroli një në shpatull dhe dy në brinjë, 34-vjeçarit që u la në spitalin e Lezhës pasditen e kësaj të hënë nga një automjet tip "Ford" nga persona ende të paidentifikuar.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë nga spitali i Lezhës për të identifikuar personin që solli në spital të plagosurin, çka mund të çojë edhe në zbardhjen e një pjese të ngjarjes.

Mësohet se ngjarja e Pirolit është e rëndë, pasi ka humbur edhe shumë gjak gjatë transportimit të tij në spital.

Ora 20:25
Vrau bashkë me një tjetër malazezin, kush është 34-vjeçari që u plagos sot, u la te dera e spitalit nga një person i paidentifikuar

Vinçens Piroli, 34-vjeçari i cili shkoi i plagosur në spital pasditen e sotme, nuk është një emër i padëgjuar nga policia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare. Pak muaj më parë, në tetor të 2021, i riu është shpallur në kërkim nga Mali i Zi, pasi akuzohet se bashkë me Dorian Lalën kanë vrarë për hakmarrje malazezin, Momçillo Gjurishiç.

Gjurishiç u qëllua në Ulqin në lokalin e tij më 4 korrik të 2021, ndërsa pista kryesore është ajo e gjakmarrjes, e cila lidhet me një vrasje në 2017. I biri i Gjurishiç, Savo Gjurishiç, në 2017 ka qëlluar me armë zjarri shtetasin nga Kosova, Beqë Likaj 53 vjeç. Kjo dyshohet të jetë edhe arsyeja e vrasjes së malazezit nga Vinçens Piroli dhe bashkëpunëtori i tij.