ELBASAN- Një foto e postuar në rrjetin social Instagram është bërë shkak i një konflikti mes katër të rinjve në Elbasan. Një 20-vjeçar kishte postuar foto të një makine, e cila nuk ishte e tij. Kjo foto është bërë një shtysë për pronarin, i cili bashkë me dy shokët e tij, ka kërcënuar dhe dhunuar 20-vjeçarin duke i marrë 2000 euro, vetëm përse i kishte postuar makinën.
Policia ka arrestuar tre të rinjtë që kërcënuan 20-vjeçarin. Në pranga kanë rënë D.R., 23 vjeç, E.B., 25 vjeç, F.Ç., 26 vjeç, të tre banues në Elbasan.
Gjatë një kontrolli të ushtruar në shtëpinë e 23-vjeçarit, policia ka gjetur 74 doza kanabisi, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete, të cilat janë sekuestruar. Ndërkohë, në hetim janë vënë edhe tre persona që kanë pasur dijeni për ngjarjen, por nuk kanë kallëzuar.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Te rindertohet direkt burgu i spaçit e te mbushet me kta kokpalaret. Ta provojne njere punen e detyruar ne miniera se vetem keshtu sillen ne vete kta kopila.
Përgjigju23 vjeç kontigjent krimi duhet ti shtypet koka qe ne embrion,pa filluar organizimin e bandave.
Përgjigju