I pranishëm edhe ministri italian Di Maio, zhvillohet në Tiranë tryeza për luftën kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi

Është zhjvilluar sot në Tiranë tryeza e rrumbullakët me temë ‘Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi si një shtysë për rritjen ekonomike të Shqipërisë’.

I pranishëm në këtë është edhe ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio.

Di Maio ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen e Italisë në proceset integruese të Shqipërisë në rrugëtimin evropian.

Ndërkohë që ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u shpreh se reforma në drejtësi ka shënuar gjithashtu pikën e kthimit në drejtim të intensifikimit të përpjekjeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përmes krijimit të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

VIDEO/Takimi i plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:17
Di Maio: Italia në krah të Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE-së, lufta kundër korrupsioni komponent kyç

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen e Italisë në proceset integruese të Shqipërisë në rrugëtimin evropian.

Në fjalën e tij sot në tryezën rrumbullakët me temë ‘Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi si një shtysë për rritjen ekonomike të Shqipërisë’, Di Maio vlerësoi se lufta kundër korrupsionit është një komponent kycc në ecjen para të vendit drejt BE-së.

"Shpreh këtu mbështetjen e Italisë për rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë. Dhe në këtë drejtim lufta kundër korrupsionit është një prej kushteve kryesore.

Korrupsioni dëmton marrëdhënien midis institucione, minon rrënjët e shtetit të së drejtës, gjithashtu edhe besueshmërinë e njerëzve në sistem.  Korrupsioni rrit më tej edhe pabarazinë, largimin e kapitaleve dhe nuk inkurajon shtetasit që të japin kontributin e tyre në zhvillimin e vendit.

Pandemia ka ngadalësuar edhe përpjekjet për ta luftuar korrupsionin. Ne jemi të angazhuar edhe në kuadër të OSBE të luftojmë më shumë korrupsionin duke hartuar strategji efektive.

Shqipëria dhe Italia kanë bashkëpunuar shumë, si në nivel dypalësh ashtu edhe shumëpalësh. Ne do ta mbështesim Shqipërinë edhe në këtë sfidë, kjo e lidhur ngushtë edhe me mbështetjen tonë të madhe për rrugëtimin tuaj në Bashkimin Evropian. Shqipëria dhe Italia ecin bashkë. Të gjithë bashkë mund të shohim me besim drejt BE-së", tha Di Maio.

Ora 11:09
Gjonaj: Kemi bërë hapa para në luftën kundër korrupsionit, reforma në drejtësi shënoi pikën e kthimit

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në fjalën e saj në tryezën e rrumbullakët të zhvilluar sot në Tiranë, u shpreh se reforma në drejtësi ka shënuar gjithashtu pikën e kthimit në drejtim të intensifikimit të përpjekjeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përmes krijimit të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

"Kjo strukturë së bashku edhe me BKH-në e cila po rekruton hetuesit dhe policët gjyqësore ka filluar të japë rezultate konkrete në hetimin e zyrtarëve të lartë në Shqipëri, përfshirë këtu edhe zyrtarë nga radhët e gjyqësorit dhe Prokurorisë, duke krijuar kështu baza të shëndosha në drejtim të forcimit të track record të hetimeve.

Në këto procese shumë të rëndësishme të ngritjes së një sistemi gjyqësor të pavarur, në respekt të kuadrit aktual kushtetues dhe ligjor për pavarësinë e gjyqësorit, Qeveria Shqiptare ka ofruar të gjithë mbështetjen e duhur në plotësimin e të gjithë nevojave për kapacitete, si njerëzore, ashtu edhe financiare.

Më tej, në kuadër të luftës kundër korrupsionit, Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Drejtësisë në cilësinë e Koordinatorit Kombëtare Kundër Korrupsionit kanë ndërmarrë një mori masash për të rritur transparencën, për të luftuar korrupsionin në disa nivele. Kjo është arritur me një sërë masash parandaluese duke përfshirë edhe ofrimin tashmë të 759 shërbimeve online,duke shmangur kontaktet në sportele,ashtu edhe përmes marrjessë masave parandaluese,në drejtim të forcimit të kulturës së integritetit në administratën publike, ku vlen të përmenden këtu, miratimi i Planit të Integritetit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Metodologjia e Vlerësimit të Riskut të Integritetit në organet e qeverisjes qendrore.

Një aktor i rëndësishëm në ndërgjegjësimin e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit janë partnerët ndërkombëtarë, organizatat e shoqërisë civile, komunitetin e biznesit, dhomat e huaja të tregtisë, media me të cilat kemi bashkuar forcat dhe po bashkëpunojmë në realizimin e javës së integritetit në këtë dhjetor, për të dytin vit radhazi.

Jemi modestisht besimplotë se jemi në rrugën e drejtë në luftën tonë kundër korrupsionit dhe me konsolidimin e rezultateve të reformës në drejtësi.

Natyrisht në këtë drejtim, bashkëpunimi me partnerin tonë strategjik Italinë ka një vlerë jo vetëm simbolike, por edhe praktike, përmes shkëmbimit të përvojave midis institucioneve tona dhe forcimit të bashkëpunimit të krijuar deri tani. Këto angazhime të përbashkëta i shërbejnë padyshim përmirësimit të standardeve të shërbimeve të ofruara ndaj qytetarëve shqiptarë dhe atyre italianë që kanë zgjedhur të jetojnë në Shqipëri, e njëherësh, edhe përmirësimit të klimës së biznesit dhe tërheqjes së investimeve të huaja të drejtpërdrejta.

Në përfundim, më lejoni të shpreh edhe njëherë angazhimin maksimal të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe të Qeverisë Shqiptare për të bashkëpunuar fuqimisht me autoritetet italiane në përparimin e reformave themelore, si ajo në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit, të cilat janë jetike për perspektivën evropiane të vendit. Jemi të lumtur që në punën dhe përpjekjet tona të vogla e të mëdha drejt përmbushjes së kësaj perspektive, një mik i paçmuar si Italia na qëndron kurdoherë në krah", tha Gjonaj.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • yem: 20/11/2020 15:34

    ka ardh me gjet nai femer se gjo tjeter ca do gjesh ne shqiperi

    Përgjigju
  • poper: 20/11/2020 13:12

    di maio qe sdi anglisht vje te na japi tru, ska faj ne kemi gent caken qe sdi gjuhen e vet, edhe bashke merren vesh shum mire, ca niveli politika shqiptare o zot o zot

    Përgjigju
  • Juristi: 20/11/2020 12:46

    Di Maio ka ardhur per gallate ne Tirane. Pse nuk e ben dhe Di Maio nje reforme ne drejtesi ne Itali si kjo e Shqiperise??? Lere pastaj kur mbeti te te jape leksione kunder korrupsionit nje italian

    Përgjigju
  • I demtuar nga korrupsioni i prokurorise: 20/11/2020 11:32

    Z Gjonaj e mashtruese e pa skrupullt korrupsioni eshte ne cdo NIVEL te prokurorise Po nuk pagove nuk ka drejtesi Duke perfshire dhe ty si person ka ardhur koha te shporreni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja