I premtonte të dënuarve lirinë në këmbim të parave, pranga gardianit të burgjeve në Burrel

I premtonte të dënuarve lirinë në këmbim të parave, pranga gardianit të burgjeve në Burrel

Foto Ilustruese

Një oficer i Policisë së Burgjeve, Burrel është ndaluar pas akuzave për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Alberd Patushi, 45 vjeçar, banues në Burrel, kishte tre muaj që hetohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Mësohet se Patushi iu merrte të dënuarve shuma të konsiderueshme parash, duke iu premtuar ndikimin tek funksionarë të sistemit të drejtësisë, për të fituar lirinë në mënyrë të kundraligjshme.

Njoftimi i plotë:

Një oficer i Policisë së IEVP Burrel është ndaluar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBSB) pasi është autor i dyshuar i veprave penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara nga nenet 319/ç dhe 248 të Kodit Penal.

Në datë 06 korrik 2018, ora 21:00 nga ana e SHKBSB është bërë ndalimin i oficerit Alberd Xhemal Patushi, 45 vjeç, lindur dhe banues në Burrel, i cili aktualisht mbante detyrën e Specialistit të Trupës pranë Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Burrel.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë në kuadër të një hetimi 3 mujor në funksion të procedimit penal të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë.

Shtetasi Alberd Patushi duke përfituar nga pozicioni i punës iu ka marrë disa të dënuarve në IEVP Burrel shuma të konsiderueshme parash, duke iu premtuar atyre ndikimin tek funksionarë të sistemit të drejtësisë, për të fituar lirinë në mënyrë të kundraligjshme.

Materialet hetimore do t’i kanë kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erioni: 08/07/2018 12:54

    SI KA MUNDESI VETEM NJEREZ ORDINERE BIEN NE BURG DHE ASNJE POLITIKAN HAJDUT MILJONASH POLITIKAN KRIMINEL POLITIKAN TRAFIKANT DROGE TAHIRI BREDHI LIRE XHAFA NE DETYRE BASHA SI SHPIFES TAULANT BALLA KRIMINEL ME PARA TE PISTA SI GARANT I 3.4miljon euro ku eshte FORCA E LIGJIT ? KU ESHTE TASK FORCA ?? KETO ORGANEVE PUNOJNE VETEM PER NJEREZ ORDINERE QE SHKELIN LIGJIN PER BUKEN E GOJES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!