Khabib Nurmagomedov e ka shtangur të gjithë botën e MMA me deklaratën pas fitores me amerikanin Justin Gaethje në atë që do të rezultonte ndeshje e fundit në karrierën e tij. 32-vjeçari nga Dagestani tha se do të dëgjonte këshillën e nënës së tij, për të mos luftuar më pas vdekjes së babit në korrik për shkak të koronavirusit.
Konkretisht pas fitores Khabib u shpreh: “Sot dua të them se kjo ishte ndeshja ime e fundit. Nuk ekziston më mundësia që unë të ngjitem në oktagon pa babin tim. Kam folur për tre ditë me nënën dhe i kam premtuar se do ta mbyll këtu. Më duhet të mbaj fjalën. Gjëja e vetme që dua nga ky sport është që jut ë mbani mend si numri 1 në luftimet një për një.”
Përveçse babai, Abdulmanap Nurmagomedov, ishte edhe trajneri i luftëtarit të MMA.
Përsa i përket ndeshjes me Justin Gaethje, që ishte e fundit në karrierë, Nurmagomedov e fitoi në raundin e dytë me një kapje, e cila e la pa ndienja amerikanin. Nurmagomedov është i vetmi luftëtar që e mbyll karrierën pa humbje pasi në 29 ndeshje ai mori vetëm fitore.
Në të njëjtën kohë ai është edhe i pari mysliman kampion në MMA.