BRITANI E MADHE- Me ëndrrën për një jetë më të mirë, shqiptari 36-vjeçar Fasli Lesi pasi iu premtua një pune e ndershme dhe e mirë në Britaninë e Madhe, përfundoi në një “Shtëpi Bari”.
Familjari dhe babai i dy fëmijëve, për të cilët shpresonte se do të përfitonte më shumë të ardhura për t’i siguruar gjithçka që nevojiteshin, ra në prangat e policisë britanike.
Përveç detyrimeve ndaj familjes së tij dhe djalit të sëmurë, shqiptari kishte për të paguar një borxh, të cilin e kishte marrë, si një mënyrë për të bërë të mundur hyrjen e tij në Britani.
Policia e arrestoi Fasil Lesin, pasi e gjetën teksa kujdesej për kultivimin e kanabisit në tre dhoma të ndryshme në një apartament.
Përpara gjykatës 36-vjeçari pranoi veprën penale në të cilën ishte përfshirë nga nevoja dhe padituria dhe tregoi për gjykatën historinë e tij.
Në fund të seancës, gjykatësja e dënoi me 16 muaj burg shqiptarin.
Shqiptari, Fasli Lesi:
"Shtëpia e Barit":