E buzëqeshur dhe e qetë, dadoja ruse 38-vjeçare, e cila i preu kokën një fëmije 4 vjeç ka dalë para gjykatës. Ajo ka thënë se për këtë veprim ka marrë urdhër nga Allahu. Ndërkohë autoritetet ruse thonë se ajo vuan nga sëmundjet mendore.
Dadoja e akuzuar për prerjen e kokës së një vajze 4 vjeçare, e cila ishte nën kujdesin e saj, pretendon se e ka urdhëruar Allahu për të kryer këtë vrasje makabër.
Gulchehra Bobokulova, 38 – vjeçe, u arrestua ditën e hënë, pasi doli në rrugë me kokën e prerë të vajzës në dorë, në një stacion të metrosë në Moskë.

Ajo është paraqitur në seancë e qeshur, ndërsa u mbrojt duke thënë se veprimi i saj ka ardhur nga urdhri i Allahut. Ekspertët kanë thënë se 38-vjeçarja vuan nga skizofrenia.
Bobokulova, e cilësuar si “dadoja e përgjakshme”, është me origjinë nga Uzbekistani me shumicë myslimane.
Banorët e Moskës kanë vendosur lule dhe lodra fëmijësh jashtë stacionit të metrosë, ku Bobokulova ishte arrestuar, si dhe jashtë shtëpisë së fëmijës së vrarë.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com