I pritet energjia ujësjellësave, PS:
Qeveria bashkëautore e CEZ

I pritet energjia ujësjellësave, PS:<br />Qeveria bashkëautore e CEZ
TIRANE- PS deklaron se qeveria është bashkëautore me CEZ në aksionin për ndërprerjen e energjisë në ujësjellësa mëngjesin e sotëm. “CEZ dhe qeveria kanë vendosur t'i lënë shqiptarët edhe pa ujë përveçse pa drita 24 orë. Dje Ministri i Ekonomisë u premtoi shqiptarëve se qeveria e Sali Berishës nuk do ta lejonte kompaninë CEZ që të ndërpriste energjinë për ujësjellësat. Por si bashkëpronare e CEZ me plot 24% të aksioneve në këtë kompani sot qeveria e preu energjinë për ujësjellësat. Sot disa qytete të mëdha të Shqipërisë janë pa ujë. Sot, megjithëse e paguajnë dyfish faturën e energjisë njerëzit janë pa drita e pa ujë për faj të CEZ dhe të qeverisë bashkëpronare e bashkëfajtore me CEZ. “- tha Ahmetaj në një prononcim për median rreth orës 13:00

Sipas tij qeveria e transferoi skemën e dështuar dhe të falimentuar të ujësjellësave nga vetja tek bashkitë, në rrugën e rrënimit të mëtejshëm. Ai akuzoi qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë për të ndërprerë lidhjet e jashtëligjshme që çojnë dëm mbi 30% të burimeve ujore. “E kundërta është e vërtetë, i nxit lidhjet e jashtëligjshme duke nxitur vjedhjen e ujit për arsye elektorale.”- tha Ahmetaj. Deputeti socialist ngriti në pikëpyetje se çfarë ka bërë qeveria me 1. 2 miliardë lekë që u është marrë arkave të bashkisë. “Jo më larg se një muaj më parë, Saliu mori nga arkat e bashkive plot 1,2 miliard lekë, gjoja për të paguar borxhin e ujësjellësave ndaj CEZ. Sot, një muaj më pas, pyetja është: Ku shkuan këto para, përderisa sot CEZ dhe qeveria bashkëpronare me të vendosi të ndërpresë furnizimin me energji të ujësjellsave?”. PS e quajti teatër banal edhe çuarjen e policisë për të rivënë në punë me dhunë ujësjellësit.

“Policët i çon qeveria dhe ujin e ndërpret një kompani shpërndarjeje ku vetë qeveria është bashkëpronare. Ky është teatri banal i një vendi ku shteti është bërë copa e cika nga keqqeverisja.”- tha Ahmetaj i cili shtoi se e vetmja rrugë për të rivënë shtetin në shërbim të qytetarëve është ”Duhet hequr shteti nga duart e paafta të Saliut.”

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë