Gazetarja amerikane Erin Andreës do të dëmshpërblehet nga një gjykatë amerikane me 55 milionë dollarë , pasi videot e saj nudo të xhiruara në një hotel  kishin përfunduar në internet. Reporteja e Fox Sport kish kërkuar 75 milionë dollarë dëmshpërblim Michael Barret i cili kish fshehur një kamerë në dhomën e hotelit. 

Po ashtu ajo kërkonte kompesim dhe nga pronari i hotelit ku ishte xhiruar videoja 5 minutëshe.

Andrews gjatë zhvillimit të gjyqit u shpreh se ishte  e tramautizuar  dhe që atëherë kërkonte siguri dhe verifikim në çdo hotel ku shkonte.  Video ishte xhiruar në vitin 2008 dhe publikuar në 2009.

“Unë kam qenë e nderuar pasi kam patur mbështetjen e shumë viktimave në të gjithë botën. Informimi i tyre më ka ndihmuar të jetë në gjendje të ngrihem  dhe të bëjë përgjegjës ata të cilët duhet të merren me sigurinë,” është shprehur reporterja.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)