I përpiktë deri në detaje, kush ishte ‘koka’ që organizoi ceremoninë madhështore të varrimit të mbretëreshës Elizabeth

I përpiktë deri në detaje, kush ishte ‘koka’ që organizoi ceremoninë madhështore të varrimit të mbretëreshës Elizabeth

Edward William Fitzalan-Howard

BRITANI E MADHE- Funeral i mbretëreshës Elizabeth u ndoq nga miliona njerëz dhe të gjithëve u ka bërë përshtypje organizimi në mënyrë të përpiktë të çdo detaji të protokollit. Një “arritje” e tillë padyshim që të shton kureshtjen se kush ka qëndruar pas organizimit të kësaj ceremonie. DailyMail, tabloidi britanik i ka kushtuar një shkrim të detajuar 'dorës së fshehtë' që qëndronte pas. Ai është Edward William Fitzalan-Howard, 65 vjeç, Duka i Norfolkut. Ai nuk është aty rastësisht, pasi paraardhësit e tij kanë qenë të angazhuar në organizimin e kurorëzimit të Elizabeth II në 1953, funeralin shtetëror të Winston Churchill në 1965 si dhe ka investuar te Charles për rolin e tij si Princ i Uellsit në vitin 1969.

Operacioni ‘Ura e Londrës ra’, që nënkupton vdekjen e mbretëreshës ka qenë që fuqi që nga 1960, pra ishte planifikuar prej vitesh sipas protokolleve.

Duka ka pasur takime vjetore në dhomën e fronit të Pallatit Buckingham, duke punuar ngushtë me nënkolonelin Anthony Mather, një anëtar i familjes mbretërore që ka shërbyer për një kohë të gjatë, e ndërsa në 10 vitet e fundit numri i njerëzve që u përfshi në organizimin e funeralit ishte nga 20 në fillim të saj deri në 280 në prill të këtij viti.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën