Një 91-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në lagjen '4 Heronjte' në qytetin e Vlorës.

Nuk dihet ende zyrtarisht shkaqet e vdekjes së 91-vjeçarit Seri Petanaj, i cili jetonte i vetëm në banesë, por në trupin e tij janë konstatuar dëmtime. Burime të 'Report TV' bëjnë me dije se ai është goditur me mjet prerës, ndërkohë që ka dhe shenja dhune.

Për zbardhjen e plotë të ngjarjes është ngritur një grup hetimor.