Vetëm pak ditë më parë bëri xhiron e rrjetit një video ku fituesja e “Miss Grand International” u rrëzua në skenë. Nëpër lajme u përfol se bukuroshes nga Paraguai i ra të fikët pasi mësoi se kishte fituar kurorën. Por e gjitha paska qenë një gënjeshtër!
Modelja shqiptare Klaudia Kalia, miss-i shqiptar që doli në 10-shen më të mirë të Miss Grand International e vërtetoi këtë gjë. E ftuar në emisionin “Rudina” ajo tregoi për rrëzimin e fitueses nga Paraguai, Clara Sows, pasi rrëmbeu kurorën.
Klaudia, e cila e pa nga afër performancën, u shpreh se gjithçka ishte e inskenuar, madje ka dhe një moment në video kur Clara Sows rregullon pozicionin e këmbës për të pozuar. Ndërkohë supozohej që ishte e shtrirë në skenë, pasi i ra të fikët!

/Shqiptarja.com
Komente

