TIRANË – Krahas hetimit për vrasjen e 4 viktimave të 21 janarit, prokuroria e përgjithme ka nisur tashmë hetimin edhe për organizatorët e demonstratës së një viti më parë. Lidhur me këtë çështje kryeprokurorja Ina Rama tha sot se kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë heqjen e imunitetit ndaj tre deputetëve të PS, Tom Doshit, Taulant Balla dhe Besnik Baraj ,ndaj të cilëve do të ushtrohet procedim penal. Ata dyshohen se kanë konsumuar masën e mbledhjes së turmave dhe organizimin e tyre në mënyrë të paligjshme. Ndërsa e pyetur rreth bashkëpunimit të mundshëm me liderin e PS, Rama, Kryeprokurorja deklaroi se nuk ka asnjë bashkëpunim ndërmjet tyre dhe se ajo ka vepruar vetëm institucionalisht në zbardhjen dhe hetimet për ngjarjet e 21 janarit.

(aq/shqiptarja.com)