Një djalosh britanik ka vdekur në një dyqan teksa ishte ndaluar nga policia.
Rashan Jermaine Charles, 20 vjeҫ ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.
Video e publikuar në MailOnline të gazetës britanike "Daily Mail" shfaq të gjithë ngjarjen e ndodhur.
Pasi kishte hyrë në dyqan, një oficer i policisë së Londrës ndërhyri për ta neutralizuar fizikisht të riun.
Teksa djaloshi është i shtrirë në dysheme, shihet që oficeri i policisë e mban dorën e tij mbi gojën e viktimës.
Në mënyrë të befasishme, i ndaluari përtyp një objekt të panjohur.
Më pas filloi të jepte shenja përkeqësimi të gjendjes shëndetsore dhe pati bllokime të frymëmarrjes.
Oficerit i erdhi në ndihmë për të arrestuar 20-vjeҫarin dhe një klient i rastit që po shikonte të gjithë skenën.
Më pas u lajmërua një ambulancë e Shërbimit Spitalor të Londrës.
Autoritetet spitalore e shpallën Charles të vdekur.
Komisioni i Pavarur i Ankimimit ndaj Polilcisë (Independent Police Complaint Comission) raportoi se ngjarja është nën hetim.
Zëdhënësi i komisionit deklaroi se djaloshi po drejtonte një automjet dhe po ndiqej në këmbë nga oficeri i policisë kur hyri në dyqan dhe humbi jetën pasi përtypi një objekt të paidentifikuar.
Oficeri ndërhyri me motivin se ai donte ta ndalonte të riun të lëndonte veten e tij.
Efektivi i policisë së Londrës po hetohet për përdorim të tejkaluar force.
Ngjarja ka shokuar familjarët e Charles dhe miqtë e tij.
Ata deklaruan se ai po kthehej nga një vizitë që po bënte te gjyshja.
/Shqiptarja.com