I riu me probleme mendore në spitalin psikiatrik të Shkodrës godet mjekun e turnit! Mjekja: Rastet, të shpeshta! S'kemi dhomë izolimi

Mbrëmja e së martës ka qenë një natë tmerri për punonjësit e spitalit psikiatrik në Shkodër. Një pacient 25 vjeç me probleme të shëndetit mendor që më herët ka qenë edhe përdorues i lëndëve narkotike, ka dhunuar personelin e spitalit psikiatrik duke goditur edhe infermierin që ishte ne turn.

Ne ambientet e spitalit është ende e freskët ajo çfarë ka ndodhur ku dallohen njollat e gjakut në tokë, por pacienti në agresivitet e sipër ka thyer xhamat e godinës dhe recepsionin e spitalit.

Mjekja Mirela Gokaj, në një intervistë për media ka sqaruar të gjithë ngjarjen. Sipas  ka pasur edhe raste të tjera ndërsa ka ngritur edhe shqetësimin e mungesës së infrastrukturës në spitalin psikiatrik të Shkodrës ku mungon dhoma e izolimit dhe pajisjet mbrojëse.

"Ka ardhur për hospitalizuar dhe për të kërkuar ndihmë psikiatrike një djalë 25 vjeçar në gjendje të rëndë të shëndetit mendor. Ka ardhur i shoqëruar familjarët nga ambulanca dhe forcat e rendit. I kemi bërë ndërhyrje mjekësore po për shkak të kushteve dhe infrastrukutrës së spitalit ku mungon dhoma e izolimit, një orë pas marrjes së terapisë është agjituar. Fatmirëssht të gjithë jemi mirë por ka vazhduar më tej pjesa e acarimit të gjendjes së tij duke e shprehur agresivitetin kundrejt ambienteve të spitalit ku ka bërë një destruksion masiv. Ka tentuar të thyejë xhamat e makinave, ka reaguar policia. Pacienti është dërgur në psikiarti. Infermieri është mirë por të gjithë sistaf që kemi qenë në shërbim jemi psikologjisht dhe emocionalisht të traumatizuar. Ka ndodhur dhe raste të tjera janë të shpeshta aq sa çjanë në të gjithë botën por te ne qëndron problemi i infrastrukturës", tha Gokaj.

Ky nuk është rasti i parë i dhunës ndaj bluzave të bardha në spitalin psikiatrik të Shkodrës ndërkohë që pacienti pas neutralizimit një natë më parë nga forcat e policisë është dërguar për mjekim të specializuar pranë spitalit psikiatrik në Tiranë. 25 vjeçari përveç problemeve mendore ishte përdorues edhe i lëndëve narkotike. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër