Një aksident me vdekje është shënuar paraditen e sotme në Durrës, ku një 26-vjeçar ka përplasur për vdekje një 66-vjeçar.

Ngjarja është regjistruar në lagjen 13, rreth orës 10:30.

Pas aksidentit 66-vjeçari me inicialet Fezi Dine u transportua drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit, Aldi Talelli është shoqëruar në Komisariat, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë