I riu përplas për vdekje 15-vjeçarin në Fier dhe largohet vendi i ngjarjes! Arrestohet nga policia pas disa orësh

I riu përplas për vdekje 15-vjeçarin në Fier dhe largohet vendi i ngjarjes! Arrestohet nga policia pas disa orësh

FIER- Egzon Berisha, është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ka përplasur për vdekje një të mitur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

29-vjeçari, banues në Dërmenas, në Fier, rreth orës 22 të mbrëmjes së kaluar, në aksin Hamil-Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip "Audi", ka përplasur një 15-vjeçar, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me bicikletë.

Shtetasi i mitur ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 në spitalin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largim nga vendi i aksidentit".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Trajneri Bledar Devolli 'kërcënon' Tiranën: Kukësi në Kupë nxjerr luanin

Trajneri Bledar Devolli 'kërcënon' Tiranën: Kukësi në Kupë nxjerr luanin