I riu shqiptar i bashkohet forcave vullnetare që luftojnë krah ukrainasve kundër Rusisë: Kufiri i fundit për demokracinë! Na bashkon dashuria për lirinë

I riu shqiptar i bashkohet forcave vullnetare që luftojnë krah ukrainasve kundër Rusisë: Kufiri i fundit për demokracinë! Na bashkon dashuria për lirinë

Shqiptari Emanuel Bazanji

Një shqiptar, vetëm 24 vjeç është në mesin e vullnetarëve që i është bashkuar Legjionit Kombëtar të Gjeorgjisë, që luftojnë për të mbrojtur Ukrainën nga Rusia.

Emanuel Bazanhi thotë për revistën 'Coffee or Die' se zgjodhi të luftojë për Ukrainën sepse "ky është kufiri i fundit për demokracinë.

"Ajo që na bashkon është dashuria për lirinë, për demokracinë dhe për ndihmuar njerëzit. Ne nuk paguhemi këtu, nuk po kërkojmë asgjë nga qeveria e Ukrainës, ne  jemi këtu vetëm për të ndihmuar këta njerëz të kenë një të ardhme më të mirë. Kjo është ajo që na bashkon, të shohim njerëzit të jetojnë të lirë dhe të lumtur.

Legjioni Kombëtar i Gjeorgjisë, njësi tërësisht vullnetare e pozicionuar në periferi të Kievit, është bërë qendër rekrutimi për të huajt që nënshkruajnë kontratë shërbimi tre-vjeçare në detyrë aktive me forcat e armatosura të rregullta të Ukrainës.

Që nga fillimi i luftës në 2014, Legjioni Kombëtar i Gjeorgjisë ka regjistruar ushtarë nga 27 vende, duke përfshirë SHBA, Australi, Gjermani, Gjeorgji, Meksikë, Azerbajxhan, MB, Austri, Francë, Greqi, Japoni, Kroaci dhe Serbi.

Ndërkohë tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës janë shtuar, pavarësisht paralajmërimeve nga Perëndimi për Moskën. Presidenti i SHBA, Joe Biden paralajmëroi Vladimir Putinin në fillim të këtij muaji se Rusia do të përballet me "pasoja të rënda" nëse sulmon Ukrainën.

Rusia ka mohuar se ka një qëllim të tillë dhe ka akuzuar Ukrainën për hartimin e planeve në përpjekje për të rimarrë kontrollin e territoreve që mbahen me force nga rebelët e mbështetur nga Moska. Ukraina i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë, një territor i Ukrainës në vitin 2014. Gjatë më shumë se shtatë viteve luftime janë vrarë mbi 14,000 njerëz dhe është shkatërruar zemra industriale e Ukrainës, njohur si Donbasi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/12/2021 02:13

    Shqipetaret kane nje histori te gjate,si pjesemarres ne luftera ne vende te huaja;ketu dua te perjashtoj ata qe merreshin me detyrim.Por diku si mercenare,diku si idealiste, diku si aventuriere,ka patur plot raste.Nuk mund te mos permendim ata shqiptare,kryesisht veriore,qe morren pjese ne luften ruso-turke,ne anen e ruseve,si mercenare,se ata qe ishin pjese e usht.turke dihen;duhet te kujtojme Luften e Spanjes,ku morren pjese disa si Mehmet Shehu,Petro Marko,etj;nuk duhet te harrojme dhe mercenaret shqiptare qe sherbyen perkatesisht ne usht.gjermane dhe italiane(perjashtojme batalionin SS-Scanderbeg);per te arritur te pjesemarrja ne ISIS e disa shqipetareve per disa arsye.Cfaredo te jene arsyet pas pjesemarrjes se ketij djaloshi ne lufte,eshte zgjedhja e tij.Rendesi ka qe ka zgjedhur anen e duhur,jo si ata qe iu bashkuan ISIS,dhe na prishen imazhin.

    Përgjigju
  • Elton: 27/12/2021 14:33

    Po Ça dashurie për lirin o boss po thuaj një dor lekësh jan të mira për familjen dhe fëmijët jan t mira,krahasuar me pa mundësin këtu… T ishte se t mungon liria,çoheshe e luftoje ktu n vënd tënd … O ka munges lirie ktu o ska kund.

    Përgjigju
  • Arbeni: 27/12/2021 14:15

    Po cdo ne dhe te huaj mor qyqar? Cte duhet te luftosh per Ukrainen, a je shqiptar apo ukrainas mor rryp

    Përgjigju
  • Grupi: 27/12/2021 14:02

    Ligji shqiptar i ndalon shtetasit te marrin pjese ne luftra jashte territorit, njelloj si ata qe luftuan ne Siri. Ky duhet te jete torollak e para qe ka shkuar atje dhe e dyta qe e deklaron hapur. Zoti e shpetofte.

    Përgjigju
  • Alb: 27/12/2021 12:15

    Nuk bahete lufte me pushte o shqiptare.

    Përgjigju
  • Emigranti: 27/12/2021 11:44

    Kur ta vrasin do dale familja dhe do kerkoje qe shteti tja ketheje trupin se ska gjendjen ekonomike……

    Përgjigju
  • Hasani: 27/12/2021 09:26

    Gjesti i ketij te riu me kujtoi luften e Spanjes ne kohen e Luftes se dyte Boterore kur mijera vullnetare nga e gjithe bota u inkuadruan ne Batalionin Liria ne lufte kumder pushtuesve hitleriane. E njejta gje po perseritet sot pas 80 vjetesh ne Ukraine ku Hitleri rus Vladimir Putin kerkon te vendose hegjemonine e tij jo vetem ne Ukraine por edhe me gjere. Zoti e ndihmofte kete te ri shqiptar ne nismen qe ka marre

    Përgjigju
    • analisti: 27/12/2021 10:48

      0 Cane,po mire ky paska pire hasshash edhe ndonje bjonde ukrainase ja ka bere mendjen po..he,dhe do iki per lesh kot se shumica e batalionit qe eshte bashkuar jane EKSTREMIST NAZISKIN!(informohu)po ti more ca di nga historia e konfliktit UKRAINE -RUSI ????mendoj se nuk e ke haberin fare,prandaj mos beje si Cerciz Topulli dhe merru me kaposhin e vitit te ri se eshte rritur shume....

    • Hasani: 27/12/2021 10:22

      O Mondi sa shkolle ke ajo qe them une e ke te shkruar ne tekstet e historise bile te them se edhe atehere pati shume shqiptare qe ju bashkuan luftes kunder okupatorit nazist ne Spanje si Asim Vokshi Mehmet Shehu. etj. Ne qofte se ky gjest fisnik I ketij te riu qe ka shkuar pa asnje shperblim te luftoje jo vetem per mbrojtjen e Ukraines por per mbrojtjen e demokracise nga Hitleri I ri rus sic e thote ai vete ty nuk te pelqen sepse mund te jesh filorus atehere nuk kam se cfare te them

    • Mondi: 27/12/2021 10:05

      Hasan ke mbaruar hallet e tua qe merresh me te botes

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit