I riu tenton të vrasë punëtorët që
po ndërtonin rrugën, arrestohet
Eduart Gjika, 25 vjeç, qëlloi me armë
DURRES - Një i ri është vënë në pranga nga Policia e Durrësit ditën e sotme, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri punëtorët e një firme ndërtimi, të cilët po rikonstruktojnë aksin rrugor Lalëz-Bizë.
DURRES - Një i ri është vënë në pranga nga Policia e Durrësit ditën e sotme, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri punëtorët e një firme ndërtimi, të cilët po rikonstruktojnë aksin rrugor Lalëz-Bizë.
I riu ka dalë nga banesa me automatik në dorë dhe ka qëlluar disa herë në ajër, duke kërcënuar punëtorët e firmës.
Ai është Eduart Gjika, 25 vjeç. Policia menjëherë ka ndërhyrë duke e arrestuar dhe duke sekuestruar edhe armën e zjarrit.
Arma që përdori autori e sekuestruar nga policiaNJOFTIMI I POLICISEQëllon me armë zjarri automatik në ajër.
Tenton të vrasë për motive pronësie punëtorët e një firme që rikonstruktonin rrugën Lalëz-Bizë.
Kapet autori pas një operacioni të pandërprerë nga Forcat e Policisë Durrës.
Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 28 fishekë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrë, pas një pune hetimore të mirëorganizuar dhe të pandërprerë që më datë 19.07.2017, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
Eduart Gjika 25 vjeç, banues në fshatin Bizë, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike në Itali.
Gjika, më datë 19.07.2017, në fshatin Bizë ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik, për motive pronësie, punëtorët e firmës që merreshin me rikonstruksionin e rrugës Lalëz-Bizë, duke qëlluar në ajër.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të dëmtuar.
Me të marrë njoftim Efektivet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe pas një pune hetimore të specializuar kanë bërë të mundur ndalimin e tij ditën e sotme, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që kishte shtetasi i ndaluar dhe fakti që ishte i armatosur.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku ai ishte fshehur u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
një armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm; një kreher me 28 fishekë.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për vepratpenale” Kanosja”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenin 84 dhe 278/4 të Kodit Penal.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4461
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:44
-
Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv
25 Dhjetor, 22:34
-
Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijojnë probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, punohet për ti hapur (VIDEO)
25 Dhjetor, 22:32
-
Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve
25 Dhjetor, 22:30
-
Sondazhi/ PS merr Durrësin me diferencë të thellë në përqindje! Partitë e reja më të preferuara nga emigracioni
25 Dhjetor, 22:29
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor, 22:18
-
Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh
25 Dhjetor, 22:12
-
Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:11
-
Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë
25 Dhjetor, 21:59
-
Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së
25 Dhjetor, 21:51
-
Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje
25 Dhjetor, 21:49
-
Çfarë blemë dhe çfarë shitëm me vendet partnere? Eksportet me rënie gjatë 11-mujorit! Luhaten importet
25 Dhjetor, 21:48