I rrëzuan avionin në Siri,
Izraeli nis “reprezaljen”

I rrëzuan avionin në Siri,<br />Izraeli nis “reprezaljen”<br>
Ushtria izraelite ka deklaruar se një avion i saj i cili ishte duke zhvilluar një sulm ndaj objektivave ushtarak të Iranit në Siri, është rrëzuar nga forcat e armatosura të Sirisë. Dy pilotët që ishin në bordin e avionit kanë shpëtuar pasi kanë mundur të dalin me parashutë përpara rrëzimit të avionit, i cili është avioni i parë izraelit që është rrëzuar në Siri që prej kohës kur ka nisur konflikti.

Sipas ushtrisë izraelite sulmi u zhvilluar pasi në territorin e vendi të tyre ishte kapur një dron iranian. Ndërkohë që rrëzimi i avionit ka bërë që Izraeli të nisi një valë tjetër sulmesh mbi 12 pozicione të ushtrisë siriane dhe forcave iraniane. Një zëdhënës i forcave ushtarake izraelite deklaroi se Siria është duke luajtur me zjarrin pasi janë duke lejuar forcat iraniane të sulmojnë Izraelin.

Irani i cili ndodhet në një konflikt disa dhjetëra vjeçar me Izraelin, është një nga mbështetësit kyç të presidentit sirian Bashar al Assad, trupat e të cilit kanë që në vitin 2011 që janë duke luftuar me grupe rebele në vend, të cilët kërkojnë largimin e tij nga pushteti. Irani gjithashtu besohet të ketë dërguar mijëra ton armë dhe municione në mbështetje të presidentit sirian.

Ndërkohë Izraeli i cili gjatë katër viteve të fundit ka kryer sulme ajrore ndaj depove të armëve dhe ndërtesave të tjera ushtarake në Siri, pretendon se Irani është duke ndërtuar fabrika raketash në Siri, duke u bërë një aktor i drejtpërdrejt në konfliktin sirian dhe duke e çuar konfliktin gjithmonë dhe më afër kufirit izraelit.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit