TIRANE-Largohen nga dhuna familjare dhe përfundojnë në dhunë institucionale. Është ky një realitet që emisioni investigativ “Fiks Fare” ka sjellë në vëmendjen e opinionit publik nëpërmjet një investigimi disa ditor të kryer në qendrën e vetme kombëtare për rehabilitimin e viktimave të dhunës në familje. Shkas për këtë janë bërë informacionet e marra në rrugë operative nga gazetarët, të cilët kanë nisur investigimin fillimisht me 3 gra të cilat braktisën një javë më parë qendrën e viktimave të dhunës në familje, pasi kishin provuar dhunën psikologjike të drejtuesve të këtij institucioni. Tre gratë e dhunuara kanë treguar për “Fiks Fare” se gjatë qëndrimit të tyre në qendër ofendoheshin sistematikisht nga drejtoresha e këtij institucioni, Dodona Kaloshi. Kjo ka qenë pikënisja e tyre për të braktisur qendrën së bashku me fëmijët e tyre dhe për t’iu drejtuar për ndihmë emisionit investigativ “Fiks Fare”. Këto gra tregojnë se janë aktualisht me rrezikshmëri të lartë për jetën gjë që e vërtetojnë dhe me urdhrat e mbrojtjes të vendosura nga gjykatat. Edhe pse të rrezikuara ato kanë dalë të vetme nga qendra në orë të vonë duke mos u shoqëruar nga asnjë organ kompetent për mbrojtjen e tyre. Investigimi i gazetarëve vazhdoi me një vizitë në qendrën e vetme kombëtare për rehabilitimin e viktimave të dhunës në familje. Nga këtu gazetarët sjellin një fakt rrëqethës, ku njëra prej viktimave rrëfen se një muaj më parë, teksa dilte nga qendra e vetme që duhet t’i ruajë ata, është dhunuar bar-barisht nga ish- bashkëshorti i saj duke humbur kështu dhe njërin sy. Edhe pse pranon se ndihet e kërcënuar ajo vazhdon të kryejë lëvizjet e saj të detyruara e vetme dhe e pa shoqëruar nga askush. Të kërcënuar gjithashtu ndihen edhe fëmijët, të cilët çdo ditë shkojnë në shkollë të shoqëruar vetëm nga pastruesja e qendrës. Një prej tyre pranon se i ati i është afruar në pushimin e orëve të mësimit duke tentuar ta tërheqë pas vetes. Gjatë qëndrimit në qendrën kombëtare të rehabilitimit të viktimave të dhunës, gazetarët janë njohur dhe me probleme të tjera. Disa prej grave kanë treguar se asnjëherë nuk kanë pasur seanca me psikolog edhe pse gjendja e tyre emocionale ka qenë e rënduar. Gjithashtu në qendër mungon asistenca ligjore, kushte këto të përfshira në vendimin e Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të hartuar në bazë të eksperiencave perëndimore. Një nga punonjëset e kësaj qendre ka vendosur të bashkëpunojë me gazetarët duke treguar të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut që po kryhen në këtë qendër nga drejtuesit e saj. Sipas të dhënave shkresore të vëna në dispozicion nga kjo punonjëse vërtetohet se drejtoresha e institucionit, Dodona Kaloshi ka urdhëruar dënimin e grave deri në heqjen e ushqimit.
REAGIMI I DREJTORESHES SE QENDRES
E kontaktuar nga “Shqiptarja.com”, drejtoresha e kësaj qendre, Dodona Kaloshi, hedh poshtë të gjitha akuzat që i kanë bërë gratë që kanë frekuentuar institucionin e saj. “Asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Ata tre zonjat janë larguar, jo sepse ishin të pakënaqyra, por sepse atyre u ka mbaruar afati i urdhrit të mbrojtjes. Sa i përket shoqërimit të tyre, ata e dinë shumë mirë që ne nuk e kemi për detyrë t’i shoqërojmë jashtë mureve të qëndrës dhe e marrin vetë rrezikun, ndërsa fëmijët duhet t’i shoqërojnë prindërit për në shkollë. Kur nuk janë ata, atëherë i dërgon një punonjësja e jona”, - na shpjegon drejtoresha Kaloshi. Ajo mohon në mënyrë kategorike akuzat se i ka lënë pa ushqim. “Fiksi ka marrë shumë intervista, dhe shumë gra kanë treguar se si punohet me të vërtetë në këtë qendër”, - përfundon ajo.
Shkrimi eshte botuar sot ne gazeten Shqiptarja.com
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com