I rrethohet banesa me policë, 23-vjeçari nga Burreli fshihet në tavanin e shtëpisë...por pa fat

I rrethohet banesa me policë, 23-vjeçari nga Burreli fshihet në tavanin e shtëpisë...por pa fat

Një 23-vjeçar në kërkim sapo ka ndjerë prezencën e policisë rreth banesës së tij, është fshehur në tavan, e megjithatë nuk i ka shpëtuar prangave.

I riu me banim në Burrel me inicialet M.H ishte identifikuar nga hetimet 1-mujore, si pjesë e një grupi që u konfliktuan me armë. Kështu, në një operacion për kapjen e tij të koduar "Stadiumi", shërbimet e komisariatit të Policisë në Mat rrethuan banesën e tij, por sapo ka parë efektivët ai është fshehur në tavanin e saj, por pas kontrollit është vënë në prangat e Policisë.

23-vjeçari në orët e vona të natës së datës 30.10.2019, në afërsi të stadiumit të qytetit Burrel është përfshirë në një konflikt me personin  me iniciale K. Ll., duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, i cili është shpallur në kërkim. 

"Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së përdorur nga shtetasi i lartpërmendur", thotë policia në një njoftim zyrtar.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia