I’u gjetën doza kanabis sativa
prangosen 5 persona në Tiranë

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre u janë gjetur rreth 60 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.
 
Sipas të dhënave të policisë,  Hamdi Tallushi, 45 vjeç dhe Andi Tallushi, 27 vjeç, gjatë kontrollit në banesë i'u gjetën dhe sekuestrua në cilësinë e provës matëriale, 50 doza të dyshuar, lëndë narkotike të llojit "Kokainë" si dhe 3 doza me bimë të dyshuar narkotike të llojit "Cannabis Sattiva".
 
Po ashtu, Maringlen Jazaj, 33 vjeç dhe Jurgen Hoxha, 26 vjeç, gjatë kontrollit fizik i'u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 doza të dyshuar, lëndë narkotike të llojit "Kokainë".
 
Sakaq, Qazim Rizallari, 23 vjeç, gjatë kontrollit fizik i'u gjetën dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 doza të dyshuar, lëndë narkotike të llojit "Cannabis Sattiva". 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre