Një apartament në "Rrugën e Kavajës", në kryeqytet është përfshirë nga zjarri këtë të mërkurë. Sipas shërbimit zjarrëfikës zjarri ka rënë në katin e tretë të pallatit. Mësohet se shkak i zjarrit është bërë një i sëmurë mendor i cili ka djegur disa letra dhe një karrige në ballkon. Zjarrëfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka shuar flakët.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)