Disa të shtëna me armë në qendër të qytetit Marche në provincën e Marceratës gjatë mesditës së sotme kanë lënë 6 persona të plagosur, ku katër prej tyre janë në gjendje të rëndë. Sipas raportimeve të mediave italiane, një person ka hapur zjarr nga një makinë ku ndodhej së bashku me një tjetër.
/Shqiptarja.com
Fillimisht është dyshuar për një sherr mes emigrantësh, ndërkohë që më pas është raportuar se personi që ka qëlluar me armë është me probleme mendore. Policia ka ngritur postblloqe, ndërkohë që transporti publik është ndalur. Dy të dyshuarit janë duke lëvizur me makinë nëpër qytet, ndërkohë që kryebashkiaku u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpi.
d.t/shqiptarja.com












