I sekuestrohen pronat
ish-sindikalistit Valer Xheka
Në kuadër të këtij operacioni, i cili është në vazhdën e disa operacioneve të Sektorit Kundër Pastrimit të Parave në Policinë e Shtetit, deri në këto momente, është bërë sekuestrimi i një sasie prej rreth 278.823 USD, 98.045 Euro dhe 400.000 Lekë (të rinj). Po ashtu janë sekuestruar 3 ndërtesa me sipërfaqe 1.800 metra katrorë dhe një sipërfaqe trualli 6909 metra katrorë në Tiranë.
Nga Sektori Kundër Pastrimit te Parave në Departamentin Kundër Krimit te Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë dhe Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Forcë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Sindikalisti”, ditën e sotme u ekzekutua Vendimi i Gjykatës për vendosjen e sekuestros së pronave dhe llogarive bankare të shtetasit Valer Behar Xheka, vjeç 61, banues në Tiranë si dhe të familjarëve të tij.
Në kuadër të këtij operacioni, i cili është në vazhdën e disa operacioneve të suksesshme të Sektorit Kundër Pastrimit të Parave në Policinë e Shtetit, deri në këto momente, është bërë sekuestrimi i një sasie prej rreth 278.823 USD, 98.045 Euro dhe 400.000 Lekë (të rinj).
Po ashtu janë sekuestruar 3 ndërtesa me sipërfaqe 1.800 metra katrorë dhe një sipërfaqe trualli 6909 metra katrorë në Tiranë.
Nga një hetim intensiv dhe profesional i Sektorit Kundër Pastrimit Parave në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Forcë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka rezultuar se shtetasi Valer Xheka gjatë kohës që drejtonte BSPSH-në, nëpërmjet “Shpërdorimit të Detyrës”, ”Mashtrimit” dhe ”Falsifikimit të Dokumenteve”, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme ish shtypshkronjën “11 Shkurti” konkretisht:
- Tre ndërtesa, një njëkatëshe, një dykatëshe dhe një trekatëshe me sipërfaqe 1.800 metra katrorë
- dhe një sipërfaqe trualli 6909 metra katrorë në vendin e quajtur “Kodra e Priftit” Tiranë, të cilat ishin prona të BSPSH-së.
Pronat e mësipërme shtetasi Valer Xheka, në mënyrë të kundërligjshme ua kalonte të afërmve të tij dhe më pas këta familjarë ia kalonin sërish shtetasit Valer Xheka me Çertifikatë Pronësie.
Në ngarkim të shtetasit Valer Xheka është regjistruar Procedimi Penal nr. 2124 i vitit 2011 për veprën penale “Pastrim i produkteve të Veprës Penale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Bazuar në materialet e grumbulluara në kuadër të këtij procedimi penal nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë, nga Gjykata e rrethit Gjyqësor Tiranë është vendosur masa e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare të këtij shtetasi dhe familjarëve të tij.
Nga Sektori kundër Pastrimit Parave në Departamentin Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vazhdon puna dhe po kryhen hetime intensive për dokumentimin e gjithë aktivitetit të tij kriminal.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4142
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Elena Kocaqi në ‘FrontLine’: 'Shteti Bektashi', gabim dhe marrëzi e Ramës! Nëse opozita s’do merrej me Berishën, do ishte e bashkuar në fushatë
28 Janar, 19:28
-
Protesta masive në Serbi, plagoset rëndë një studente, policia arreston 4 persona
28 Janar, 19:24